Eliminimi nga Champions League është kritikuar nga shumë ish-futbollist të PSG-së, mes tyre edhe Lorik Cana. Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare i ka akuzuar lojtarët aktual të kampionëve në fuqi të Ligue 1 si pa karakter dhe që nuk japin maksimumin në fushën e lojës.
Kritika këto që nuk janë kapërdirë mirë nga trajneri Thomas Tuchel, që nuk ia ka përtuar për të reaguar.
“Flasin lojtarë që nuk kanë humbur kurrë, oh … Është shumë e lehtë! Unë kam për të mbrojtur stafin tim dhe ekipin tim, sepse kjo nuk është e vërtetë. Në Gjermani, është e njëjta gjë: gjithmonë është karakteri. Kemi treguar cilësinë dhe karakterin tonë, në Napoli, kundër Beogradit, kundër Liverpulit, në Old Trafford. Ne fituam kundër Marseille dhe pothuajse çdo takim në Ligue 1. “
“Nuk është mirë të flitet kështu. Ata nuk janë lojtarë që kanë luajtur në Paris dhe fituan Ligën e Kampionëve … Nëse ata e kanë kishin, OK, kjo do të ishte mirë, ata duhet të vijnë me ne dhe të na ndihmojnë të përmirësojmë gjërat. Por ky nuk është rasti.”- iu përgjigj Tuchel komenteve të Canës në konferencën për shtyp të së shtunës.