Patate furre me domate, ullinj të zi dhe qepë të kuqe. Ja si t’i gatuani në pak minuta

Patatet e furres janë të dashura nga të gjithë. Këto patate të pjekura me domate të thata, ullinj të zi dhe qepë të kuqe janë një pjatë shumë e shijshme, ideale për ata që synojnë ta shoqërojnë me mish.

Për të përgatitur këtë recetë, së pari duhet të ziejmë patatet, pastaj t’i bashkojmë ato me domatet e thata, ullinjt e zi dhe qepën e kuqe.

Përbërësit: 500 gr patate; 80 gr domate të thata; 80 gr ullinj të zi; 1 qepë e kuqe; 2 lugë vaj ulliri ekstra të vi.rgjër; kripë dhe piper sipas dëshirës.

Përgatitja: Për të përgatitur patatet e pjekura me domate të thata, ullinjt e zi dhe qepën e kuqe, filloni duke i larë patatet mirë, pastaj qerojini lëkurën dhe pritini në forma si në foto.

Në një tenxhere kemi vënë ujin të valojë ku dhe kemi shtuar një maje kripë.

Zieni patatet për rreth 8-10 minuta, derisa të zbuten pak. Më pas nxirrini nga ena dhe thajini me kujdes me një letër të vogël kuzhinë.

Në këtë pikë pritini ullinjtë e zi në gjysmë, domatet dhe qeroni qepën duke e prerë atë në forma rrethore.

Hidhini patatet në një tas, shtoni ullinjtë e zi, qepën e kuqe, domatet e thata dhe pak erëza nëse doni.

Hidhni kripën dhe piperin sipas dëshirës dhe dhe përzieni mirë.

Në fund hidhni përzierjen në një tavë ose enë për pjekje. Në fund hidhni 2 lugë vaj ulliri ekstra të v.irgjër.

Piqeni në furrë në 200 ° C për rreth 25 minuta. Furra duhet të jetë ndezur më parë në 190 ° C për 20 minuta. Ju bëftë mirë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME