Shqipëri-Turqi, publikohen masat. Ja sendet e palejuara në “Loro Boriçi”

Dita e premte rezervon ndeshjen e parë të Shqipërisë në eliminatoret e Europianit 2020, dhe në “Loro Boriçi” vjen Turqia, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e fortë.

Shumë tifozë turq parashikohen të jenë në stadium, duke qenë se në Shqipëri jeton një komunitet i madh i tyre, por me interes pritet ky takim edhe tek tifozët shqiptarë.

Ditën e sotme, kompania e sigurisë, ka publikuar edhe listën e sendeve që nuk do të lejohen në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës. Gjithashtu ka edhe sugjerime në lidhje me hyrjen në stadium, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata.

SENDET QË NUK LEJOHEN – Më poshtë, BBS Security ju sjell listën e sendeve që nuk lejohen në stadium të premten:

Banderola të pa miratuara nga Federata.
Sende të forta dhe shishet e qelqit.
Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
Çadra dhe çakmakë.
Lazër.

Vuvuzela, bori apo bilbila.
Kamera të ndryshme dore apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.
Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.

Në mënyrë që të shmangim radhët e gjata përpara biletarisë, ju bëjmë thirrje të pajiseni sa më parë me

biletë dhe të paraqiteni më herët ditën e ndeshjes për të shmangur radhët e gjata dhe pritjet në dyert e stadiumit. Dyert do të hapen në orën 18:00! Faleminderit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME