10 shprehjet tipike që një NËNË shqiptare thotë kur është me nerva…

Të gjitha nënat në botë janë të veçanta, dhe të rëndësishme për fëmijët sa vetë jeta. Të gjithë biem dakord në një pikë, që raportet në familjet tona janë mjaft të ngushta, dhe kjo është një gjë pozitive e shqiptarëve.

Ne e ruajmë familjen si gjënë më të shtrenjtë në jetë, (siç është dhe duhet të jetë). Gjithsesi, pa çka se jemi të lidhur me njëri-tjetrin, edhe në familjet shqiptare ka debate nga më të ndryshmet. Ato më të fortat sigurisht që në shumicën e rasteve janë me mamatë.

Nuk e dimë si i keni marrëdhëniet me nënat, por nuk besoj se ka vajzë shqiptare që nuk i ka dëgjuar ndonjëherë këto shprehje nga mamaja e saj?

1-Shiko të bijën e filanes

Nënat shqiptare kur bëhen me nerva me ju, kanë gjithmonë një vajzë me të cilën ju krahasojnë. Ajo bija e filanes, është shembull për t’u ndjekur sipas mamasë (edhe pse ju ndoshta i dini 100 të zeza për atë vajzë)

2-Do doja të isha një ditë si ti, rehat

Për mamatë shqiptare vajzat e tyre nuk e vrasin shumë mendjen për problemet e shtëpisë, dhe ka ndonjë moment që do donin të ishin si vajzat. Ndoshta, ato nuk e kuptojnë që edhe vajza mund të ketë probleme.

3-Do shkosh tek burri, nesër pasnesër, t’i kesh dy gjëra për veten

Mamaja të vendos dhe në sedër, kur nuk bën ndonjë punë shtëpie. Ajo justifikohet duke thënë se ajo nuk ka nevojë për ndihmë, por dëshiron që t’i të mësosh se nesër, pasnesër do të shkosh tek burri.
4-Me këtë mendje, të dielën do të martohesh, të hënën do të kthejnë

Kujt ia ka thënë këtë shprehje mamaja, të ngrejë dorën? Mami sigurisht që mund ta ketë me shaka, por shpesh mund të thotë këtë gjë që vajzave mund t’ju duket për të qeshur, por po ta mendosh thellë thellë nuk është aspak për të qeshur.

5-Si s’më ngjave një çikë mua?

Në fakt këtu kanë të drejtë, duhet t’ju ngjajmë gjithmonë mamave.

6-Ke ngjarë nga familja e babait tënd

Kur bën ndonjë gjë të mirë, meritat i merr mami. Kur njerëzit të komplimentojnë “sa e bukur je”, ose gjëra të tilla, meritat sigurisht që i merr mami. Por ama kur ti bën diçka që mamit nuk i pëlqen, i ke ngjarë komplet fisit të babait.

7-Në moshën tënde unë mbaja familjen

Kush thotë se nuk e ka dëgjuar këtë shprehje nga mami, gënjen. Të gjitha nënat shqiptare, e kanë shprehje të preferuar, sado kohët kanë ndryshuar, mami mendon për kohën e vet.

9-Një ditë nuk do të jem unë, çfarë do të bësh?

Atë ditë as nuk duam të mendojmë, por mamatë vazhdimisht e përmendin këtë gjë, dhe nuk e kuptojnë që kjo fjali të lëndon, edhe pse ato e thonë në nerva e sipër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME