Dëshironi të bëheni me djalë? Ja çfarë duhet të hani

Mes të tjerave këshillohet që të mos shmanget asnjëherë mëngjesi dhe të flini gjithmonë në krahun e majtë, shkruan The Guardian.

Kjo këshillë ishte shkruar të martën në gazetën e Kerala, Mangalam, thekson preferencën, shpesh vde.kjeprurëse për të patur fëmijë meshkuj që ekziston ende me forcë në kulturën indiane.

Duke pranuar se kjo metodë megjithatë nuk është 100% e sigurtë, gazeta thotë se femrat që dëshirojnë të kenë djem duhet të sigurohen të hanë gjithmonë mëngjes, dhe të hanë më shumë se normalja gjatë ditës.

Mishi i deles dhe rrushi i thatë janë ushqimet më të mira për femrat, ndërsa meshkujt duhet të shmangin ushqimet që kanë përmbajtje të lartë acidi, thuhet në gazetë.

Gjithashtu këshillohet që ngjizja të bëhet në ditën e parë, të tretë, të pestë dhe të shtatë të javës, kur spe.rma ‘shkencërisht’ është më e fortë.Preferenca për të pasur djem është mjaft e fortë në kulturën indiane, por edhe në Shqipëri ekziston ende si mentalitet. Në Indi kjo shoqërohet me mjaft abo.rte kur fetusi është vajzë.

Ranjana Kumari, një aktiviste e lëvizjes kundër vrasjes së fetusit femëror thotë se Kerala është një nga zonat më të edukuara e të zhvilluara të Indisë, kështu që është e çuditshme që kanë toleruar “gënjeshtra të tilla jo shkencore”.

Edhe kryeministri indian Narendra Modi ka dënuar fort abo.rtin selektiv, duke e renditur përkrah te.rrorizmit, disk.riminimit të shtresave dhe ko.rrupsionit, si një nga “arm.iqtë” e shoqërisë indiane.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME