Gianni De Biasi dëshiron të kthehet në drejtimin e një skuadre, një ditë pasi Shqipëria e shkakroi Christian Panuccin nga posti i trajnerit.
Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili është i papunë që nga momenti që u shkarkua ng Alavesi, ka zbuluar në një intervistë për mediat italiane se ka pasur oferta dhe shumë shpejt mund t’i kthehet futbollit, transmeton Gazeta Express.
Një ditë pasi Shqipëria e shkakroi Christian Panuccin nga posti i trjanerit, ish-trajneri i kuqezinjve njoftoi se dëshiron t’i kthehet futbollit.
“Tani po bëj punën e komentatorit në RAI për emisionin ’90 minuti’, por shpresoj të kthehem sezonin e ardhshëm. Kam refuzuar disa mundësi që më ofruan Frozinone dhe Venezia, por nëse arrin një propozim interesant për sezonin e ardhshëm, do të pranoj. Kam shumë dëshirë të kthehem të trajnoj dhe mendoj se i kam aftësitë për ta bërë diçka të tillë”. tha De Biasi.
Deklarata këto të Gianni De Biasit, njeriut që kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në një kampionat europian dhe tashmë që kuqezinjtë janë pa trajner, tifozët shqiptarë ëndërrojnë një rikthim të tijin në stol.