Pas Panuccit largohet dhe kriza. Mund 3-0 Andorrën dhe kthen optimizmin

Shqipëria ka fituar 3-0 në transfertë ndaj modestëve të Andorrës në ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Evropianit.

Kombëtarja kuqezi kaloi në avantazh në minutën e 21-të pas një gabimi qesharak të portierit vendas, gabim të cilin e shfrytëzoi Armando Sadiku, duke e dërguar topin në rrjetë pasi portieri doli huq në përpjekje për ta larguar atë.

Goli i dytë për tanët erdhi në minutën e 88, kur kësaj radhe gaboi mbrojtësi i Andorrës, duke lejuar Balën që të shkonte

i vetëm përballë portierit dhe të shënonte golin e dytë. Ndërkohë, në minutën e 96, Abrashi vulosi rezultatin në 3-0.
Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME