Ishte nje praktike me qellime per te mos I dhene mundesi ish 17-Nentorit te Tiranes dhe Vllaznise te rivalizonin ekipet e mrojtura nga diktatura komuniste, Partizani e Dinamo, ajo gjetje e dy ministrive mbrojtjes e sigurimit per te larguar talentet nga Tirana e Shkodra me sebepin e marrjes ushtar, apo per te kryer zborin ushtarak.
Keshtu I ndodhi e edhe futbollistet me emer ne futbollin shqiptar Ali Memes, kur do te vishej per 6 muaj me rrobat ushtarake. Kishte mundesi qe nje gje te tille mund ta bente edhe prane shtepise se tij, pra me Dinamon apo Partizanin.
Zgjodhi Shkodren, Vllaznine me futbollistet e saj qe po sfidonin klubet kryeqytetese me nje futboll qe I shkonte per shtat edhe Memes, me trajnere me nje qytetari tradicionale, si te mirenjohurit Xh.Shaqiri me koleget e tij Rusi,Juka,etj. Kjo nderthurje qytetarie me traditen futbollistike qe trashigonte Shkodra e Tirana e benin te ndihej si ne shtepine e tij futbolistin kryeqytetas.
Kudo qe hynte e dilte ne shtepite e shokeve te tij tashme shkodrane, ne kafen e Madhe e Turizem, atij I afrohej me respekt dhe me zemer te hapur, nje kafe, nje gote birre dhe nje bisede e perzemert. Ajo qe I ka ndodhur mjeshtrit te mesfushes se Tiranes, harmonizimi aq natyreshem me ekipin e Vllaznise, rradhe se mund t’i kete ndodhur nje futbollisti.
Aliu hyri ne mes fushen e Vllaznise aq me profesionalizem dhe siguri, duke gjetur pa sforco vendin sikur ishte rezervuar per te. Kjo edhe per merite te tranierit Shaqiri, te vete kolektivit te ekipit shkodran, ne nje kohe qe ne mes fushen shkodrane kishte gjetur Bizin e me vone Rragamin legjendat e futbollit shqiptar, siç ishte vete legjende Ali Mema.
Shkodranet e mirekuptuan atehere kur Mema shfaqi pa ndrojtje deshiren e tij, qe kunder ish skuadres se tij, 17Nentorit, te mos dilte ne fushen e lojes, pasi i dukej se luante me ndjejat e tij. E mirekuptuan edhe shoket, vete trajneri Shaqiri qe nuk ndihej I tradhetuar.
Sigurisht qe nga ish- Komiteti I Partise pati reagime dhe urdhera qe kjo shfaqje e Memes nuk ishte ne frymen e politikes qe partia kishte ndaj orientuar per sportin. Kjo qe ngjau me Memen ne Shkoder, nuk mund te ndodhte sikur I ndjeri Mema te kishte veshur fanelen e Partizanit apo te Dinamos.
Ne nje bisede me Memen pas kesaj ngjarje ku ishte I pranishem edhe gazetari I mirenjohur Rifat Uruçi, i cili me Aliun kishte njohje te hereshme, vete Aliu na shfaqi me sinqeritet pse kishte zgjedhur te luante me Vllaznine e jo me Partizanin, edhe pse atje kishte dhe shoket e tij.
Ne ato vite ne shtypin sportiv, ne te vetmen gazete sportive “Sporti Popullor”, intervistat nuk parapelqeheshin dhe Aliu kishte besimin se kjo bisede ishte “jashte kronikes se lojes”.
Ndaj edhe sot pas kaq vitesh me kujtohen fjalet e Ali Memes: Erdha ne Shkoder se kisha respekt per tifozerine, kisha nje njohje me shume se sporti me ekipin legjendar te Vllaznise, Shkodren e kisha si shtepine e dyte.
Po te kisha refuzuar te luaja me uniformen e Partizanit kunder ekipit te zemres sime, isha I bindur se nuk do t’i shpetoja ndeshkimit, pasi ishte sikur te refuzoje nje pjese te ish Byrose Politike.
Largimi nga Shkodra ndonese me vonese ka qene nje tjeter surprize per futbollistin tiranas. Shkodranet e kane percjelle edhe me dhurata, me mirenjohje per aq sa kontribuoi per Vllaznine, duke ruajtur nje respekt jo vetem si futbolliste por si nje qytetar I denje I nje familje me emer ne kryqytetin tone.
Po me te njejten monedhe ka qene dhe mirenjohja e tij per shkodranet me te cilet kishte kenaqesi te kujtonte ate ambjent aq te kulturuar te Shkodres. Ndaj nuk ka munguar ta plotesoje kete respekt te ndersjellte edhe Mirenjohja e Keshillit Bashkiak per Ali Memen qe u nda nga jeta keto dite.
NAMIK MEHMETI
Firenze 27 mars 2019