Importi i makinave të vjetëra, ja kategoritë që përjashtohen nga vendimi i ri

Vendimi për importin e makinave parashikon edhe kategori që përjashtohen nga rregullat e reja. Bëhet fjalë për makinat e vjetra për koleksionim si dhe ato mjete që importohen me qëllim humanitar.

“Ky vendim nuk zbatohet për importin e: automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë: automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970; automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë; automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale.

Mjetet motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare”, përcakton vendimi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME