Mos fli gjumë pa e lexuar Merin, paralajmëron shenjat: Këtë muaj do lëndoheni keq nga…

Kemi kaluar në javët e fundit të Marsit, por duket se për ditët në vijim nuk ka lajme të mira.

Astrologia e njohur Meri Shehu ka bërë një rënditje, sipas shenjave që do të “lëndohen” më shumë.

Peshqit

Do te kenë keqkuptime deri në mes të Marsit, por më pas do marrin forcë miqësitë dhe dashuritë. Mesi i dytë i Marsit do të jetë më i kënaqshëm.

Virgjëresha

Do të ekspozohen para disa energjive jo komode për ta, në çështjet ekonomike dhe në sqarime me partnerë në biznes apo çift. Do harxhojnë pak energji me debate në 10-ditëshin e parë të këtij muaji

Bricjapi

Mund të themi që duhet të jenë të vëmendshëm me familjarët dhe në çështjet e pronësisë, vonesat do t’i sjellin pak vështirësi. Periudha pas 28 Marsit premton për ta. Do ndryshojnë shtëpi dhe do merren me mobilime.

Gaforrja

Fundi i muajit do t’i gjej shumë romantikë dhe të dashuruar, mund të marrin një lajm të mirë. Duhet të presin fundin e Marsit që gjërat të qartësohen dhe të bëhen më serioze. Ajo që duhet të kenë kujdes në debatet me eprorët që mund t’i lodhin gaforret të cilat mund të kenë edhe ndryshime pune.

Luani

Janë në një pozicion komod deri këtu, por energjia e hënës së re në dash do t’i japë shumë forcë për të bërë ndryshime të mëdha radikale. Përballjet derisa të lehtësohen këto gjëra do të jenë të forta. Do të kenë avantazhe në shumë fusha, plus që mund të vlerësohen më shumë apo ndonjë rritje page.

Binjakët

Janë në këtë pozicion sepse Afërdita futet në shenjën e tyre. Të gjitha skandalet që kanë përjetuar ndoshta do t’i shpërblehen. Duhet të jenë të vëmendshëm sepse keqkuptimet dhe skandalet mund t’i shoqërojnë. Në emër të fitimit ata mund të kenë edhe humbje, por do ta marrin veten në fund të Marsit.

Shigjetari

Përveç keqkuptimeve çdo gjë do të shkojë mirë. Do të ketë vlerësime në lidhje me punën dhe karrierën. Do të ketë edhe shpenzime të tepërta, nëse do bëjnë blerje duhet të kenë shumë kujdes.

Ujori

Janë në këtë pozicion sepse do të zbulojnë marrëveshje të fshehta që mund të thuren në kurriz të tyre apo edhe të të tjerëve. Mund të bëhen pak më sociale dhe kjo do t’i ndihmojë për të zënë një punë më të mirë dhe paqja dhe dashuria do të afrohen në jetën e tyre.

Peshorja

Iu jepet mundësia për lidhje të reja apo bashkëpunime të reja. Mund të kemi një fejesë apo martesë, do të kenë vendimmarrje shumë të rëndësishme në jetën e tyre.

Akrepi

Afërdita do jetë përballë shenjës së tyre dhe ato do të kenë bashkëpunime të mira. Nëse shmangin keqkuptimet në fillim të muajit ata do të kenë stabilitet. Do të plotësohet një dëshirë e madhe e tyre këtë muaj.

Demi

Afërdita do jetë në shenjën e tyre gjatë gjithë muajit. Afërdita në shenjën e tyre mund të bëjë mrekulli.

Dashi

Janë në muajin e ditëlindjeve të tyre. Afërdita i la dashët, por i ka dhënë shumë benefite. Do të kenë fillime të reja dhe bashkëpunime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME