Gruaja e moshuar dhe kamarieri – Tregim

Një Grua plake e ulur në një kafene. Kamarjeri i solli menynë dhe e pyeti atë çfarë donte të porosiste.

Zonja e vjetër e pyeti: “sa është një copë tortë me luleshtrydhe”?
Kamarjeri u përgjigj: “3 euro ”

Plaka atëherë merr disa monedha nga xhepi i saj dhe filloi të numëronte ngadalë, pastaj pyeti përsëri: ” dhe se sa kushton në vend të luleshtrydhes një e thjeshtë ?”

Kamarjeri paksa i acaruar, shikon që kishte shumë tavolina t’i shërbente u përgjigj: “2 euro”.

“Në rregull, atëherë, unë e marr me dëshirë tortën e thjeshtë” tha plaka.
Kamarjeri e solli gjith mërzitje tortën dhe mendon me vete se duhet rregull mbi tavolinë…. “që ndalohen njerëzit koprracë”!

Zonja e vjetër e hëngri shumë ngadalë dhe me kënaqësi tortën, ajo u ngrit, vendosi paratë në tavolinë dhe shkoi.

Kur kamarieri shkoi për të pastruar tavolinën , vuri re se zonja e vjetër i kishte lënë 1 euro për bakshish . Emocionet i bënë që t’i rrëshqiste një lot. Ai u kthye në kërkim të plakës që të falenderonte ,por ishte tepër vonë.

Ajo nuk ishte më e dukshme në shikimin e tij. Pra ai ndjehet fajtor për gjykimin e padrejtë që bëri . Zonja që në vend të dëshirës së saj që kushtonte 3 euro, ishte kufizuar për të marrë një copë tortë nga 2 euro për të lënë bakshish te kamarieri.

Kjo histori prekëse tregon qartë se nuk mund të nxitohemi në përfudime! Sepse para se të gjykosh dikë, ti duhet ta dish historinë e të tjerëve, të veshësh këpucët e tij, të njohim frikën dhe probleme e tjerëve . Vetëm atëherë do kuptosh sa i brishtë është njeriu pas maskës së aparencës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME