Vllaznia “makinë golash”, shkodranët “prishin” kampionatin

Vllaznia me fitoren e arritur ndaj Besëlidhjes është një hap larg Superiores. Pavarësisht se drejtuesit dhe vetë lojtarët nuk e quajnë ende të kryer rikthimin,

pasi kërkojnë që një gjë të tillë ta thonë vetëm pasi ta arrijnë matematikisht, sërish shifrat u japin të drejtën shkodranëve që të fillojnë të mendojnë për sezonin e ri.

Kuqeblutë në 21 takime kanë arritur që jo vetëm të kenë supremaci kundrejt kundërshtarëve të tyre,

por edhe të jenë bindës në të gjitha drejtimet. Pavarësisht përgjysmimit të pikëve që u bënë në fund të fazës së dytë, pas tri ndeshjeve të fazës së “play-off”-it, kanë arritur që nga 6 pikë të shkëputen sërish në +14 nga ndjekësit më të afërt.

Për më tepër, në 21 takime skuadra ka arritur të shënojë 38 gola dhe duke pësuar vetëm tetë. Është krijuar një skuadër e fortë në të gjithë drejtimet. Sulmi ka qenë në lartësinë e duhur, kjo për vetë faktin se numrin më të madh të golave e kanë shënuar lojtarët e këtij reparti.

Sulmi është cilësuar si pika më e fortë e skuadrës. Por, një gjë e tillë mund të thuhet edhe për portierin dhe mbrojtjen, pa lënë aspak jashtë vlerave të tyre mesfushën, një nga më mirat në këtë kategori.

Braziliani Silvio Xhunior është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre deri në këto momente.

Ai ka shënuar 11 gola në këtë sezon duke i dhënë disa herë fitore të rëndësishme skuadrës. Supremacia e

Vllaznisë në këtë sezon ka qenë e dukshme në të gjitha drejtimet, megjithatë kjo vlen vetëm për këtë sezon që shkoi, pasi për sezonin e ardhshëm të gjithë presin një tjetër Vllazni./panorama-sport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME