Dashi
Kjo e martë do të jetë një ditë absolutisht pozitive gjatë të cilës do të merrni një sërë përgjigjesh që prisnit, e që ju bëjnë të lumtura. Pasdite do t’ju ndodhë një skenë e keqe.
Demi
Mundohuni që të qëndroni me persona pozitivë dhe të paktën vetëm sot injoroni problemet tuaja, por edhe ato të afërmeve. Në këtë ditë mendoni më shumë për qetësinë tuaj.
Binjakët
Paraditja juaj e kësaj dite nuk do të jetë edhe aq e mirë, por në mbrëmje do t’i dedikoheni plotësisht çlodhjes dhe qëndrimit me partnerin, duke u përkëdhelur e duke e bërë gjithçka të kënaqshme.
Gaforrja
Ka ardhur momenti që të bëni diçka të madhe dhe domethënëse për një person që e doni shumë, por që kohët e fundit po e lini pak pas dore. Përqendrohuni te vetja në mënyrë që t’ju vijë ideja e duhur.
Luani
Mos e interpretoni keq sjelljen e një personi ndaj jush: rreziku do të ishte ai i ndarjes së hapësirave duke çuar në lumë gjithë progresin e bërë deri më tani. Kini durim për t’u përqendruar.
Virgjëresha
Impenjohuni shumë gjatë mëngjesit për të çuar deri në fund një sërë çështjesh të cilat do t’ju lejojnë që ta keni gjithë pasditen të organizuar në mënyrë perfekte. Dëgjojini idetë e personave të dashur.
Peshorja
Mos i nënvlerësoni aftësitë tuaja kur të arrini një kërkesë të lartë të cilën dëshironi ta kapni që në ajër, por që ju tremb. Nuk është e thjeshtë, por entuziazmi do t’ju bëjë mirë.
Akrepi
Mendohuni por jo shumë: pushimi, për të qenë i plotë, duhet të jetë total, ndaj hiqni dorë nga gjithçka të paktën gjatë gjysmës së dytë të ditës. Nëse keni ndërmend të bëni shopping jeni të favorizuar.
Shigjetari
Hiqni nga mendja faktin që të jeni gjithmonë të mirë pranuar dhe rimerrni vendin që ju vetë e keni vënë mënjanë. Kushtojini vëmendje gjërave të veçanta, sepse do t’ju japin shtysë për të ecur përpara.
Bricjapi
Sot çelësi juaj i lumturisë do të jetë te gjërat të cilat nuk i keni bërë kurrë, nga turpi apo modestia; ka ardhur ora që të harroni për ndonjë orë se kush keni qenë gjithmonë. Do të zbuloni një anë tjetër.
Ujori
Eksplorimi i mundësive të reja po i bën shumë mirë humorit dhe vetëbesimit tuaj: idetë po rriten njëra pas tjetrës. Vazhdoni kështu, sepse edhe të afërmit e miqtë do t’ju mbështesin.
Peshqit
Kjo nuk do të jetë një ditë shumë e thjeshtë, veçanërisht në pjesën e dytë të ditës prej mërzisë së madhe që do t’ju mbërthejë. Mos u shfryni kundër një personi që do t’ju ndihmojë.