Këtë mesazh ua përcjell të rinjve 90-vjeçari që nuk u martua kurrë

Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, që mblidheshin për ta ndarë drejtësinë. Kështu të paktën disa herë janë mbledhur të moshuarit për të diskutuar edhe rreth fatit të Rexhep Istrefit.

Ky 90-vjeçar, i cili jeton në fshatin Kovaqicë të Mitrovicës, nuk e kishte fatin si bashkëfshatarët e tij, pasi që gjatë jetës së tij nuk u martua asnjëherë. Rexhepi, në një rrëfim për jetën, fajëson familjen e tij që ka mbetur beqar gjatë jetës.

“Se atëherë kanë hangar pare, kanë lypë pare, pare s’kem pasë, e jena met qashtu? Nuk është gërzhit kërkush ma për mu e kam mbet qishtu”, u shpreh Istrefi në një intervistë për T7.

Për të ka qenë e vështirë të jetojë pa grua dhe si rrjedhojë të bërit prind për të ka mbetur vetëm një ëndërr e parealizuar.

Duke pasur një histori të tillë jetësore, 90-vjeçi ka një mesazh për të rinjtë të cilët nuk dëshirojnë të martohen.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME