Lorik Cana: Ja pse kam simpati për Shkodrën dhe Vllazninë

Ish- kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana ka qenë sot në Shkodër për të inaguruar një ambjent sportiv të ndërtuar nga fondacioni i tij në një nga kopshtet e këtij qyteti.

Ai ka folur për këtë inisiativë duke përmendur ndër të tjera edhe kënaqësinë që ka investuar për këtë qytet që e ka shumë për zemër sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti.

Por një arsye më shumë për të ardhur në Shkodër dhe për të bërë këtë investim ka edhe simpatia që Cana ka për këtë qytet por edhe për skuadrën e futbollit të saj- Vllazninë, të cilën e ka shprehur edhe publikisht herëpashere.

Këtë gjë ka përsëritur edhe sot kur ka thënë: “Kam simpati për Shkodrën e Vllazninë sepse ne e dimë lidhje historike dhe traditën që kanë këto dy qytete dhe jo vetëm në aspektin e gjuhës por edhe në ato tregtare, kulturore që ka mes Shkodrës dhe Gjakovës dhe prandaj kemi një simpati pak më të veçantë për këtë qytet ne gjakovarët”.

© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME