Miqësorja e rrallë, kur Vllaznia fitonte ndaj Algjerisë më 1976-n…

Në prag të miqësores me Norvegjinë apo kur sheh që sot luhen kaq shumë miqësore luksi, po tregojmë një nga miqësoret e rralla e zhvilluar 42 vjet më parë.

Në vitet 1960, Kina dhe Shqipëria e panë veten jo vetëm të rreshtuara ideologjikisht kundër të revizionistëve, por edhe të pozicionuar strategjikisht.

Aleanca u shoqërua edhe me shkëmbime ekonomike dhe kulturore, ku Shqipëria përfitoi nga zemërgjerësia kineze, në formën e një kredie prej 125 milionë dollarësh për ushqim, minerale të rralla, asistencë teknike, pajisje të ndryshme.

Nga kjo marrëdhënie “vëllazërore” nuk mund të rrinte mbrapa as sporti, ku vitet në vitet ‘70, Shqipërinë e vizituan shumë delegacione sportive nga Kina, të tilla si ajo e notit, volejbollit, basketbollit apo edhe futbollit.

Por në ato vite urr/ejtja kundër imperializmit ishte e aq madhe, sa që shpeshherë merrte kuptim shprehja “Ar/miku i arm/ikut tim, është miku im”.

Kështu ndodhi edhe me mbështetjen e shtetit tonë ndaj Algjerisë, që atëherë sapo kishte marrë shkëputur nga Franca, duke fituar pavarësinë.

Këtu fillon edhe historia e Algjerisë me futbollin shqiptar. Në tetor të vitit 1976, në kuadër të bashkëpunimit kulturor, Shqipërinë e viziton kombëtarja e Algjerisë.

Ekipi algjerian kishte planifikuar të luante dy ndeshje në vendin tonë. Përveç ndeshjes me Kombëtaren e Shqipërisë, ajo do të luante edhe një ndeshje me Vllazninë, duke realizuar në këtë mënyrë të parën dhe të vetmen ndeshje, që një ekip shqiptar ka zhvilluar me një kombëtare.

Kaluan 43 vjet kur pamë një tjetër përballje, ku në vitin 2003 Shqipëria u ndesh me Brescia-n e Igli Tares. Ndeshja e 1960-s e zhvilluar në Shkodër mes Vllaznisë dhe Algjerisë u fitua pastër 3-0 nga shkodranët.

Në fundin e pjesës së dytë, ngaqë kuqeblutë ishin superiorë, u instruktuan që mos shënonin më gola, sepse turpëronin miqtë algjerianë. Këtë e kuptuan edhe tifozët, që e pranuan në heshtje.

Vllaznia – Algjeria 3-0 (1.10.1976)

Bizi 39’, Puka 62’, Hoxha 75’

Vllaznia: Isa Sukaj, Sabah Bizi, Lutfi Basha, Suat Duraj, Ardian Arra, Astrit Hafizi, Ferid Rragami (Ismet Hoxha), Halil Puka, Fatmir Paçrami. Trajner: Xhevdet Shaqiri.

Algjeria: Mourad Naim, Omar Betrouni, Mazis, Kheddis , Ighili, Messaoud, Mehdi Cerbah, Oraun, M Safsafi, Grizh (Daudi), Rabah Mengelti (Kurici).

Gjyqtar: Arsen Hoxha

Stadiumi: Vojo Kushi

Burimi: Konica.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME