Vera është emri i gruas që edhe pse është 74-vjeç vazhdon të japë mësim. Ajo ka zgjedhur të mos përfitojë nga e drejta e saj e të pushuarit në pension, por të vazhdojë të punojë si mësuese edhe pse është 74-vjeç.
Ajo është mësuese matematike në një shkollë 9-vjeçare. Në një intervistë për ‘’Top Channel’’ ajo ka thënë se do të vazhdojë të punojë deri sa të ketë fuqi.
Më tej ajo ka thënë:
Do të vazhdoj të punoj sa të kem fuqi. Për mua, të jetosh do të thotë të punosh dhe më duket sikur unë kontribuoj me mënyrën time të punës, aq sa kam mundësi… Pak, pak, aq sa mundem dua t’i shërbej këtij vendi, këtyre fëmijëve që nesër do të jenë e ardhmja. Unë zgjohem që në 5, punoj dhe me shtiza… e mbush plotësisht ditën time”.
Të bëhej mësuese matematike nuk ka qenë zgjedhja e saj, por e babait të saj. Megjithëse Vera sot thotë se është e lumtur dhe ndihet mirë që i shërben brezit të ri.