Patatet lani mirë dhe në mes te koreve i zieni. Pastrojeni mirë dhe shtoni gjalpë, vezë, kripë dhe pak piper dhe tundni mirë derisa të bëhen si pire.
Për t’u bërë përmbajtja më e dendur, shtoni miell dhe ngjisheni fort brumin. Shtoni edhe pak miell, nëse brumi ju ngjitet në duar.
Pastaj në tiganin e nxehur qitni pak vaj dhe gjysmën e brumit shtrijeni në fund të tiganit.
Mbi brumë rendisni proshutën dhe kaçkavallin, pastaj sipër pjesën tjetër të brumit. Leni të pi.qen në furrë tre deri në katër minuta, pastaj rrotullojini në anën tjetër dhe pi.qni derisa të skuqet.