Tetë mësime për jetën, që vetëm një nënë e fortë ia mëson të bijës
Marrëdhëniet mes nënës dhe vajzës shpesh kalojnë nëpër ulje dhe ngritje, por dashuria që një nënë ka për krijesën e saj është e pakushtëzuar.
Me shembull të mirë, një nënë mund t’i mësojë mësimet e saj të çmuara të jetës, vajzës së saj. Ajo mund ta ndihmojë atë të gjejë ekuilibrin e saj midis feminitetit dhe jetës në përgjithësi.
Lidhja midis një nëne dhe një vajze është e ndryshme nga çdo lidhje tjetër. Është e veçantë.
Këtu janë 8 mësimet e çmuara të jetës që një nënë e fortë i mëson vajzës së saj:
1- Të pranojë gabimet e veta
Një nënë e fortë nuk dënon gabimet e vajzës së saj, por i kërkon asaj të mësojë prej tyre. Të mos harrojë mësimin e marrë. Për të vazhduar pa shumë ke.qardhje dhe pendesa. I shpjegon se të jetuarit në të kaluarën vjedh të ardhmen e shpresave më të bukura.
2- Të mos hezitojë të kërkojë ndihmë
Një nënë e fortë kurrë nuk do ta mohojë ndihmën për vajzën e saj. Ajo gjithmonë do ta inkurajojë atë të jetë e pavarur, por ajo gjithmonë do të jetë e pranishme në anën e saj për ta përkrahur dhe nxitur atë.
3- E nxit atë për të ndërtuar lumturinë e saj
Një nënë e fortë e mëson vajzën e saj se personi i vetëm me të vërtetë përgjegjës për lumturinë e saj është ajo vetë. Njerëzit hyjnë dhe largohen nga jeta jonë dhe vetëm brenda një kufiri të caktuar mund dhe duhet ta kushtëzojnë qetësinë tonë.
4-Forcimi i vetëbesimit
Një nënë e fortë mëson vajzën e saj të njohë vlerën e saj, inteligjencën e saj, forcën e saj. Ajo i mëson asaj të besojë në veten dhe në aftësitë e veta.
5- Dashuria e pakushtëzuar
Dashuria e pakushtëzuar është një mësim që mund të mësohet vetëm me shembull. Kur një nënë e fortë e do pa kushte vajzën e saj, ajo i ofron asaj dhuratën më të çmuar në botë. I mëson se dashuria e pakushtëzuar ekziston, është e vërtetë dhe jashtëzakonisht e fuqishme.
6- Forca dhe dhem.bshuria
Të jesh i mëshirshëm nuk është sinonim i dobësisë. Një nënë e fortë mëson vajzën e saj se dashamirësia, dhem.bshuria dhe forca mund të bashkëjetojnë.
7- Të jetë krenare për feminitetin e saj
Një nënë e fortë i shpjegon vajzës së saj se nuk është gjithmonë e lehtë të jesh grua. Bota mund të jetë jashtëzakonisht e padrejtë dhe e egër ndaj grave dhe brishtësisë së tyre. Pavarësisht nga kjo, një nënë e fortë mëson vajzën e saj për të shprehur feminitetin e saj me dinjitet dhe integritet. Gjithmonë.
8- E mëson ta dojë veten
E mëson të dojë veten edhe pse mund të jetë një detyrë e vështirë, por është hapi i parë për të udhëhequr një jetë të lumtur dhe të plotë. Një nënë e fortë mëson vajzën e saj që të pranojë dhe ta dojë veten, duke përfshirë kufizimet dhe defektet, që do t’i lejojnë të kuptojë dhe t’i dojë të tjerët në një mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar.