Si ka lindur shprehja “Më je bërë si xhandar”

Ahmet Zogu, kur u rikthye pas Kry.engritjes së Qershorit të vitit 1924 dhe u shpall Presidenti i Republikës Shqiptare, i djeguar nga fuqia e us.htisë dhe oficerëve të lartë, të cilët morën anën e Fan Nolit, shpërndau ushtrinë dhe në vend të saj riorganizoi xhandarmërinë.Programi i përpunuar nga Ahmet Zogu dhe dy këshilltarët e huaj të tij për Ushtrinë, kolonelin austriak Mirdash dhe kolonelin anglez Sterling, parashikonte shkrirjen e Ministrisë të Lu.ftës dhe Us.htrisë që në atë kohe përbëhej nga 5500 trupa dhe ngritjen në vend të saj të një milicie prej 3000 vetash të komanduar nga Komanda e Mbrojtjes Kombëtare ku komandant ishte vetë mbreti ose Presidenti.

Kjo milici do te ndahej ne 9 Batalione Kembesorie, 5 bateri artilerie që mision kryesor do të kishin ruajtjen e kufinjve, një Batalion të Gardës së Republikës si dhe krijimin e një trupe që do të kishte si mision ruajtjen e ujërave teritoriale shqiptare.

Për të pakësuar shpenzimet e mëdha në us.htri në vitin 1930 Mbreti Ahmet Zogu shkurtoi tre batalione dhe la vetëm gjashtë. Sipas historianit Abaz Ermenji, Zogu kishte një ushtri kallp, qesharake, të pakët në numër, miz.erabël në veshje dhe disiplinë.

Për të fshehur këtë ai blinte uniforma të shtrenjta me spaleta ari për oficerët e lartë, të cilët i mbante për fasadë dhe s’linte rast pa i prezantuar nëpër ceremoni të ndryshme.
Shprehja “Si xhandari i Zogut” ka ngelur ngaqë xhandarët ishin fuqiplotë, me shumë kompetenca dhe mbanin një krahinë të tërë.

Burimi: Lexo.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME