Vllaznia do te luaje diten e shtune ndeshjen e fundit te fazes se trete te kampionatit, ate ndaj Erzenit. Kjo sfide do te zhvillohet ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Kjo eshte sfida e fundit ne Shkoder per kete sezon dhe padyshim qe kuqeblute do te tentojne ta mbyllin me fitore. I ketij mendimi eshte shprehur ne prononcimin e tij per “sportekspres.com” trajneri Agim Canaj kur eshte shprehur:
“Duke qenë se e kemi zgjidhur matematikisht gjithçka, motivimi i skuadrës ka qenë kryesori. Më 31 maj shumë futbollistëve titullarë u mbarojnë kontratat me Vllazninë, ndaj me Erzenin kemi menduar që të aktivizojmë lojtarët me më pak minuta.
Sigurisht ata elementë që i shërbejnë të ardhmes së kësaj skuadre. Jam këtu me shumë pasion dhe objektivin e arritëm, ndërsa e ardhmja deri në këto momente nuk ka asnjë piketë. Dihet që Vllaznia menaxhohet nga bashkia”, shprehet Canaj.
Për ndeshjen finale me Bylisin, Canaj deklaron: “Çdo trajner ka nostalgji për skuadrat që ka drejtuar. Si profesionist do dëshiroja që Vllaznia të fitojë finalen, që do jetë vendimtare jo vetëm për Kupën, por edhe për përfitimin monetar. Gjendja në aspektin financiar tashmë dihet dhe ato të ardhura do ishin një plus për klubin”.