VLLAZNIA E MBYLL ME FITORE FAZËN E TRETË. CANAJ NUK E DI NËSE DO QENDROJ

Kuqeblutë e Vllaznisë e kanë mbyllur me fitore fazën e tretë të kampionatit duke mundur në “Loro Boriçi” Erzenin me rezultatin 1-0. Një fitore e ardhur falë golit të shënuar nga Gurishta në fundin e pjesës së parë.

Edhe në të dytën nuk kanë munguar rastet por ama pa arritur ta konkretizojnë për në portën e skuadrës mike. Pas perfundimit te ndeshjes eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupes si ekip kampion i Grupit A. Ndërkohë administratori Suad Licit tha se ndihet i kënaqur që tashmë skuadra kuqeblu e kaloi atë fazë të pakëndshme dhe se edhe në ndeshjen e fundiut synojnë të marrin fritore duke u shpallur kampion të kategoris së parë.

Ndërkohë trajneri Agim Canaj tha se pavarësisht fitores ai nuk ishte i kënqaur me 90 minutat e lujatura në fushën e blertë. I pyetur nëse ai do të vijojë të jetë në krye të pankinës kuqeblu Agim Canaj shprehet se kete duhet te jene drejtuesit qe duhet ta vendosin por deshira e tij eshte te qendroje tek Vllaznia.

Ndërsa kapiteni i skuadrës shkodrane Gilman Lika thotë se kjo arritje e Vllaznisë ishte një deytrë për tu kryer sepse jo npak vështirësi kanë hasur gjatë rrugëtimit të tyre në kategorinë e parë.

Vllaznia pavarësisht fitorës së arritur në këtë ndeshje të fundit të fazës së tretë tashmë do të fokusohet për në sfindën e rradhës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME