Disa klientë me fat kanë provuar aksidentalisht një verë me vlerë 5700 dollarë në një restorant.
Restoranti “Hawksmoor Manchester” bëri një postim në Twitter ku shpresonte që klientët të ishin kënaqur nga vera e prodhuar në vitin 2001, Cheatau le Pin Pomerol.
Klientët porositën një verë me vlerë 330 dolllarë, por morën një shishe me cilësi më të mirë, por me çmim 17 herë më të lartë.
Anëtari i stafit e bëri gabimin, por nuk u dënua nga pronari pasi këto gjëra ndodhin në punë. Gabimi u kuptua nga menaxheri i restorantit, tha një zëdhënës.
Postimi u bë viral në rrjetet sociale, ku të gjithë shprehnin dëshirën për të shkuar në këtë restorant dhe të kishin të njëjtin kamarier. Disa të tjerë shpresonin që punonjësi të mos pushohej për këtë gabim.