DASHI 21. mars – 20. prill- Venusi, perëndesha e dashurisë do ketë ndikim mjaft pozitiv ne jetën tuaj ne çift sot. Harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kohës. Beqaret do jene ne humor shume te mire dhe te gatshëm për te bere edhe gjera te ekzagjeruara vetëm për ta gjetur princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar Hëna do ju sjelle disa vështirësi te vogla dhe do ju duhet me shume mund për ta mbajtur situatën te qëndrueshme.
DEMI 21. prill – 21. maj- Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e ngrohte sot. Do jeni te dy palët sensuale dhe te gatshëm për t’i ofruar tjetrit dashuri pa kushte. Beqaret nga ana tjetër do ndihen shume te lidhur me një person qe me pare e kane pasur shok dhe do fillojnë t’i shohin gjerat me një sy tjetër. Ne planin financiar mos kërkoni t’i përshpejtoni gjerat sepse do futeni ne probleme te vazhdueshme.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor- Planetët do ju krijojnë kushtet për t’u dashuruar ashtu si ju e ndieni. Do jeni me te hapur ndaj atij qe keni ne krah dhe nuk do i mbani me te fshehta. Edhe për beqaret atmosfera do jete e favorshme, vetëm se ata duhet te tregohen te vëmendshëm dhe te mos lënë asnjë mundësi t’iu shpëtojë. Për sa iu përket parave, ato nuk do jete te jashtëzakonshme, por as shume te këqija.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik- Ka rrezik ta lini jetën tuaj ne çift ne plan te dyte sot dhe kjo mund te nxite debate e probleme be çift. Nuk do jeni te qete dhe duhet patjetër te merrni masa. Beqaret duhet te tregohen te kujdesshëm me personat qe do i ftojnë ne mënyrë qe nesër te mos zhgënjehen. Për financat do jete një periudhe e mbrojtur dhe pa tronditje. Vazhdoni me te njëjtën sjellje si kohet e fundit.
LUANI 23. korrik – 22. gusht- Te dashuruarit do kenë dëshira te çmendura sot dhe do duan te përjetojnë emocione te veçanta. Flisni me mire hapur me atë qe keni ne krah dhe se bashku mund te përjetoni kënaqësitë e ëndërruara. Beqaret nuk duhet t’i marrin ëndrrat për realitet sepse do zhgënjehen. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe mund te kryeni te gjitha investimet e menduara.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator- Çiftet mund te kenë edhe disa zënka sot, megjithatë me kalimin e orëve situata do ndryshoje., Ne mbrëmje do ndihen me te qete. Beqaret do jene shume te zënë me pune dhe nuk do mendojnë shume për jetën e tyre sentimentale. Këtë gjë ata e kane ne plan te dyte për momentin. Ne planin financiar duhet te ndiqni sa me pare strategji strikte qe situata te qetësohet.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor- Duhet te bëni sa me shume lëshime ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse ne te kundërt situata edhe mund te ndërlikohet. Beqaret nuk do kenë aspak sukses ne dashuri dhe jeta për fat te keq do ju duket ende e trishtuar. Financat do jene delikate dhe kjo do ju pengoje te kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme. Mos ngurroni ta pranoni ndihmën e te afërmve.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor- Sot do përkujdeseni tej mase për partnerin tuaj ju te dashuruarit. Do dini si t’i shprehni ndjenjat gjate gjithë kohës dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica ekstreme vetëm e vetëm për te mos mbetur te vetmuar, por nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Ne planin financiar do ju dalin plot te papritura dhe do ju duhet te shpenzoni me tepër.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor- Ne tërësi kjo e sotmja do jete një dite mjaft e qete. Do jeni gjithë kohës te kujdesshëm me çdo gjë qe do i kërkoni partnerit dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqaret do enden sa ne një vend ne një tjetër duke kërkuar dashurinë e madhe, por sot serish do jene pa fat. Ne planin financiar duhet te merrni disa masa ne mënyrë qe te siguroni edhe një te ardhme te ndritur.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar- Dite e mbushur me aventura te njëpasnjëshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do ju duket vetja si adoleshente dhe do e shfrytëzoni çdo çast ne maksimum. Beqaret qe nuk kane besuar kurrë ne dashuri me shikim te pare do surprizohen me tepër nga te gjithë. Ne planin financiar do i kaloni vështirësitë menjëherë dhe do bëni edhe investime afatgjata.
UJORI 21. janar – 19. shkurt- Dite e mbushur me emocione pozitve dhe me pasion te madh do jete kjo e sotmja. As vete nuk e kishin imagjinuar se emocionet do ishin kaq te mëdha. Beqaret nuk do bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin sepse ne fakt edhe ashtu si janë ndihen për mrekulli. Buxheti do ketë përmirësimet e para pas disa arritjeve ne planin profesional. Me pak me shume këmbëngulje do arrini edhe me tepër.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars- Ka rrezik qe problemet ne çift te thellohen edhe me shume sot. Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe do ndiheni keq. Beqaret do gjenden ndërmjet dy zgjedhjesh te vështira dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Mire është t’ua vene veshin këshillave te miqve besnike. Ne planin financiar do bëni te pamundurën qe te ruani ekuilibrin.