Bylis mund 3-1 Vllazninë dhe shpallet kampion i kategorisë së parë

Bylis ka fituar 3-1 ndaj Vllaznise dhe eshte shpallur kampion i kategorise se pare per sezonin 2018- 2019

Takimi eshte luajtur ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit dhe padyshim qe ka qene i rendesishem per te dy ekipet, pot ballshiotet kane treguar me shume deshire dhe e kane merituar fitoren.

Ne minuten e 13-te Vllaznia eshte prane golit me Maloten e Tafilin por ate do ta shenonin kater minuta me vone.

Pas nje goditje kendi, Malota godet topin me koke dhe topi pritet nga portieri Bytyçi por mbetet prane vijes fatale.

Rumuni Ignat i vemendshem, ka ndjekur aksionin dhe nuk e ka te veshtire ta dergoje ate ne rrjete, duke kaluar ne avantazh Vllaznine.

Bylis reagon shpejt dhe lojtaret e saj jane te rrezikshem madje ne dy momente eshte portieri Selimaj qe mban ne avantazh shkodranet.

Ne minutat e mbetura te pjeses ee pare, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, nuk do te kishte gol tjeter. Madje Bylis ka arritur te godase edhe traversen ne nje moment por pa shenuar dot.

Pjesa e pare kesisoj do te mbyllet 1-0 per Vllaznine, por e dyta do te prodhonte tjeter gje.

Ne minuten e 47-te Anthony do te barazonte shifrat pas nje veprimi te bukur brenda zones se rreptesise, ndersa ne minuten e 61-te do te ishte Bajramaj qe do te kalonte ne avantazh Bylisin.

Vllaznia nderkohe eshte e pafuqishme per te reaguar dhe Junior eshte i vetem ne perpjekjet e tij. Madje Ujka do te shenonte edhe golin e trete per ballshiotet qe kesisoj hipotekojne titullin kampion duke fituar 3-1.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME