Çfarë do të thotë të kesh gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se të tjerët

Janë të shumtë personat që besojnë se kanë këmbë të shëmtuara, sidomos ata që vënë re se e kanë gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se të tjerët.

Por duket se kjo veçanti e bën këmbën më harmonike dhe të bukur.

Duke parë me kujdes Venerën e Botticellit, kuptohet se gishti i dytë i të dy këmbëve është më i gjatë se të tjerët, duke provuar se ky detaj flet për një veçori estetike veçanërisht të bukur. Kësisoj nuk duhet të keni turp nëse këmbët tuaja janë kështu.

Megjithatë, këmbët e Venerës nuk janë të vetmet që e kanë këtë detaj.

Shumë artistë të Greqisë së lashtë e konsideronin këtë element si një simbol të harmonisë dhe bukurisë dhe gjithashtu vlerësohej shumë nga burrat.

Pra, edhe në djepin e qytetërimit, ku lindën idealet e bukurisë të lidhur me kulturën tonë, gishti i dytë më i gjatë ishte sinonim i bukurisë.

Pra, nëse vëreni këtë veçori të veçantë në këmbët tuaja, mos u mërzisni: është një avantazh dhe duhet ta tregoni si të tillë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME