Ka shumë “kurthe” në të cilat mund të hasim derisa përpunojmë dhe ziejmë artikujt ushqimorë
Këto këshilla do t’i lehtësojnë të gjitha ato situata të vogla por të pakëndshme në kuzhinë me të cilat ballafaqohemi çdo ditë.
Këshillat tona do t’ju ndihmojmë që më lehtë të përgatitni racionin, por edhe pastrimi pas ushqimit të jetë më i shpejtë dhe më produktiv.
Buka “qetëson” vajin
Nëse me rastin e fërgimit të ushqimit, vaji fillon të spërkatë shumë, qitni në të një copë koreje të vogël buke, e cila do të thithë ujin. Do të ndihmojë edhe nëse shtoni pak kripë.
Freskia e limonit
Nëse dëshironi që limoni të qëndrojë më gjatë i lëngshëm, ruajeni në kuti të mbushur me pluhur sharre. Kujdes që limonët në kuti të mos kenë kontakt me njëri-tjetrin.
Si të mos zbërthehen kumbullat
Kumbullat e thara me rastin e zierjes lehtë mund të zbërthehen. Për të penguar këtë proces, para zierjes zhytni në ujë të ftohtë rreth dy orë.
Heqja e lëkurës nga bajamet
Bajameve më lehtë do t’ua hiqni lëkurën nëse i “pravulloni” mbi uji të valuar, dhe shpejt i shtypni me gishtin e madh dhe me gishtin tregues. Nëse pastaj dëshironi t’i bluani bajamet, do të ishte mirë t’i thani në furrë.
Si të mos “ikin” bajamet
Bajamet e qëruara nuk është e lehtë t’i pritni, sepse janë të lëmuara dhe ikin nën gishta dhe nën thikë. Prandaj para grirjes qitni pak sheqer.
Pastrimi i leskrave të peshkut
Peshkun më lehtë do ta pastroni nga leskrat nëse tehun e thikës e fusni në kripë. Mundeni gjithë peshkun ta fusni në kripë, kështu që do të mbuloni sekrecionin e mukozës dhe peshku nuk do t’ju rrëshqasë nga dora derisa e pastroni.
Eliminoni aromën e pakëndshme
Peshku i fërguar është i shijshëm, mirëpo aroma e cila mbetet pas fërgimit nuk është edhe aq e këndshme. Për ta zgjidhur këtë problem, në shporet vendosni një enë me përzierje uji dhe uthulle në mënyrë që më lehtë të avullojë një kohë.
Ftonj të bukur dhe të shkëlqyer
Kur qëroni ftonj për përgatitje kompostoje apo pekmezi, fetat e pastruara menjëherë vendosni në enë me ujë të ftohtë në të cilën keni derdhur pak uthull vere. Kështu pema e grirë nuk do të nxihet.
Nuk ka më lot
Që të mos “qani” derisa grini qepën, qepën më parë qiten në ujë të valuar dhe pastaj në ujë të ftohtë.