3 shenjat e Zodiakut që tradhtojnë më shumë

Janë të prirur që të kenë më shumë se një partner në jetën e tyre dhe kjo i bën ata më të veçantë se të tjerët. Ka njerëz që nuk janë të kënaqur në marrëdhënien aktuale që kanë, ndaj dhe mbajnë edhe një tjetër lidhje paralele me të atë ekzistuesen.

Këto njihen si persona poligamë dhe ju mund t’i identifikoni ata sipas shenjës së tyre të Zodiakut. Ata mund të kenë nga dy deri në pesë lidhje me partnerë të ndryshëm në të njëjtën kohë. Nëse partneri juaj është një nga këto shenja të horoskopit, ai ndoshta po lufton kundër vetes për të qenë besnik ndaj jush.

Shigjetari

Të lindurit e kësaj shenje pretendojnë se kanë një zemër shumë të madhe, ndaj mund të duan dhe dëshirojnë shumë njerëz në të njëjtën kohë. Zakonisht kanë më shumë se tre partnerë. Në situatat më komprometuese ato priren të gënjejnë, por e vërteta është se ata nuk kanë turp t’i pranojnë secilit partner, dëshirën e tyre për të qenë me njerëzit e tjerë. Por a mund të quhet vërtetë kjo dashuri? Ne dyshojmë, edhe nëse realisht mund të jetë kështu.

Ujori

E kanë shumë të vështirë të duan vetëm një partner, kështu që ata zgjedhin të mbajnë raporte të hapura dhe të lira me kë të duan! Kjo për të qenë më të sigurt dhe për të shmangur problemet. Ndaj zgjedhin që t’i thonë gjërat hapur. Të lindurit e kësaj shenje i bëjnë gjërat e qarta që në fillim dhe jua bëjnë me dije edhe partnerëve respektivë me të cilët janë në një marrëdhënie dashurie. Ata duan të kenë më shumë mundësi zgejdhje, ndaj dhe nuk duan një partner të vetëm. E kjo shpjegohet edhe me faktin se ata janë të interesuar që të kenë lidhje si emocionale, ashtu edhe fizike me disa partnerë njëherësh.

Luani

Ata janë gjithmonë poligamë! Ata nuk dinë të jenë me një person, një partner asnjëherë nuk është i mjaftueshëm për ta, pasi në zemrën dhe në jetën e tyre ata dinë të përshtaten me situata të ndryshme. Janë fleksibël si tipa. Për këtë arsye, ata kanë marrëdhënie romantike dhe intime me dy ose më shumë persona në të njëjtën kohë. Të lindurit e kësaj shenje arrijnë të menaxhojnë mirë çdo marrëdhënie, madje dinë si të fshehin mirë pengesat që u dalin për të qenë sa më të sigurt. Dhe Luanët janë kaq të lumtur me një situatë të tillë!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME