Përrallat gjithnjë përfundojnë kur dy të dashuruarit i thonë “Po” njëri-tjetrit dhe gjithçka që dimë pas asaj është që jetuan të lumtur përgjithmonë ! Living sot do t’ju tregojë pak nga jeta e çiftit duke ditur vetëm një detaj se çfarë shenje horoskopi është princesha. Ketu do të lexoni 6 shenjat e para
Peshorja
Ju jeni bashkëshortja gazmore e cila nuk e zgjat më shumë se 5 minuta një debat. Jeni e çiltër e shoqërueshme dhe dëshironi harmoninë mbi gjithçka. Keni vështirësi të merrni vendime dhe të tjerët mendojnë se jeni të varur nga bashkëshorti juaj.
Akrepi
Gruas akrep i vlon gjaku ! Jeni pasionante dhe askush nuk duhet të mendojë që akrepi i përket dikujt sepse ju jeni një shpirt i lirë. Jepni maksimumin tuaj në një lidhje dhe të njëjtën gjë prisni dhe nga partneri.
Shigjetari
Femra shigjetar është sypatrembur e guximshme, mendjehapur ! Është energjike gjatë gjithë kohës dhe i gëzohet dhe gjërave të vogla në këtë jetë ! Do të kaloni një jetë të bukur në krahë me një shigjetar.
Bricjapi
Bricjapi është gruaja që e bën bashkëshortin një njeri më të mirë. Jeni e adhurueshme, punoni fort për atë që doni, jeni njeri i besueshëm dhe gazmore.
Ujori
Ujori nuk është vetëm një bashkëshorte për ju, por është një mikeshë shumë e mirë që interesohet për çdo gjë tuajën. Është një femër e pavarur, por që kur është e dashuruar çdo gjë do ta ndajë me partnerin.
Peshqit
Jeni romantike, kreative dhe duket sikur mendja ju punon vetëm për gjërat që bëjnë të lumtur familjen tuaj. Jeni njeri i rrallë pasi jeni altruiste dhe gjithmonë e vendosni veten në vendin e tjetrit për ta kuptuar sesi ndihet.