Tokoroa, qytet i rajonit të Waikato, ishull verior i Zelandës së re, ka hapur një konkurs për mjek kirurg tash e 4 muaj dhe nuk ka asnjë të interesuar.
Puna me të ardhura marramendëse vjetore që sillen rreth 400.000 dollarë duke përfshirë 3 muaj pushim me pagesë gjatë verës, po refuzohet nga të gjithë.
Mjeku që do t’a merrte këtë punë, nuk do të punonte kurrë në ndrrimin e natës.
Ishulli po rritet për nga numri i banorëve dhe tani ka dikun rreth 13.600 sosh.
Drejtori i spitalit, Dr.Kenny u shpreh se është e vështirë të punojë i vetmuar.“Vitin e kaluar kam anuluar pushimet dhe me gjasë edhe këtë vit duhet t’a bëjë të njejtën dhe me të vërtetë nuk mund t’ia dal kështu” shprehet ai.
“Mjekët do të punonin së bashku me mua ose do të më zavendësonin, por do të ishte e lehtë qështja e kordinimit, por nuk ka të interesuar” shton më tej Dr.Kenny.Tokoroa është qyteti i pestë më i madh në rajon dhe është vetëm 1 orë larg me veturë nga qendrat e mëdha si Hamilton, Tauranga, Taupo.