BAMJET “minierë” mineralesh dhe lëndësh ushqyese, ja përse nuk duhet të mungojnë kurrë në tryezën tuaj

Jemi shumë të bindur që disa prej jush sapo panë fotografinë e mësipërme kanë rrudhur menjëherë buzët, kurse të tjerë do të dëshironin t’i hanin të ngrohta, sidomos nga duart e mamasë. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, me bamjet nuk ka rrugë të mesme: ose të pëlqejnë, ose nuk i sheh dot me sy.

Megjithatë pasi të zbuloni vlerat e shumta ushqyese që ka perimja jeshile, e cila i përket familjes Abelmoschus esculentus, është shumë e përhapur në vendin tonë. Bamjet janë shumë të pasura me vitamina A,B1,B2,B3, B6, K dhe C, fibra të tretshme në ujë, kalcium, magnez, fosfor, kalium, bakër dhe zink. Living ju njeh më poshtë me të gjitha arsyet pse duhet ta hani menjëherë.

1. Ka pak kalori: E dini që 100 kilogramë bamje përmbajnë vetëm 30 kaloi? Duket e pabesueshme, por ja që ndodh. Bamjet kanë në përmbajtjen e tyre gati 90% ujë dhe 0 kalori. N.q.s po mendoni të bini nga pesha, mos harroni të hani sa më shumë bamje.

2. Rregullon nivelin e lartë të sheqerit në gjak, duke ngadalësuar përthithjen e tij nga stomaku, duke kontrolluar në këtë mënyrë edhe diabetin.

3. Përmban shumë fibra dietike dhe vepron si një laksativ natyral, duke lehtësuar konstipacionin (kapsllëkun). Bamja gjithashtu rregullon florën bakteriale si dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të pH në traktin tretës.

4. Duke qenë e pasur me beta-karoten, luteinë dhe zeaksantinë dhe vitaminën A, ndihmon në përmirësimin e shikimit dhe parandalimin e kataraktit dhe sëmunjdeve degjenerative të syrit.

5. Bamjet përmbajnë acid folik, 100 gram bamje përmbajnë rreth 22% të sasisë ditore që i duhet trupit të njeriut. Mbi të gjitha është tejet e këshillueshme në periudhën e para-fertilizimit dhe gjatë shtatëzanisë, pasi ndihmon në parandalimin e defekteve në lindje. Ushqimet me acid folik ndihmojnë gjithashtu edhe në pastrimin e mushkërive.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME