Një çift ka festuar dy gjërat më të bukura që i ndodhën në jetën brenda 30 sekondash. Michael Gallardo dhe Marie Margaritondo u martuan dhe u bënë me fëmijë. Çifti kishte planifikuar martesën, por djali i tyre ndryshoi çdo plan.
Gallardo nuk ishte në shtëpi kur Margaritondo e mori në telefon duke i thënë se i kishin shpërthyer ujërat. Ai menjëherë shkoi në shtëpi, mori gruan dhe e dërgoi në spital. Por mjekët i thanë se meqenëse se nuk ishin burrë e grua, Gallardo nuk mund të hynte në sallë gjatë lindjes së foshnjës.
Ndaj pyeti stafin: “Ka ndonjë mënyrë për tu martuar tani?” Dhe mjekët i thanë: “Do hyjmë në sallën e operacionit brenda 10 minutash.” Menjëherë infermieret i erdhën në ndihmë Gallardo për të përgatitur ceremoninë para lindjes së foshnjës.
Ndërsa Gallardo e kishte lejen e martesës në makinën e tij, sepse e kishte marrë disa ditë më parë. Çifti u martua në sallën e lindjes dhe fëmija erdhi në jetë 30 sekonda më pas.