Mushkonjat, zbulohet arsyeja se pse pickojnë vetëm disa njerëz

Joop van Loon, studiues i Universitetit të Wageningen në Holandë, konfirmon se arsyeja kryesore se pse mushkonjat pickojnë vetëm disa njerëz dhe jo të tjerë, është për shkak të disa përbërësve kimik që variojnë sipas personave.

Bëhet fjalë për koloni mikrobesh të cilat jetojnë në lëkurën tonë, thuhet në artikullin e publikuar nga revista shkencore ‘Live Science’.

“Bakteret i konvertojnë sekrecionet e gjendrave tona, në elementë që përhapen në ajër duke tërhequr mushkonjat”, thotë Van Loon.

Shkencëtari holandez saktëson se këto insekte përdorin sensorët e tyre për të përzgjedhur viktimat, deri në një distancë prej 50 metrash.

Ato ndjekin gjurmët e anhidridit karbonik që gjendet në ajrin që rrethon qeniet njerëzore.

Kështu mushkonjat shkojnë tek ata persona që kanë më shumë përbërës të tillë kimik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME