Muaji Korrik/ Renditja e shenjave, ajo që do të lidhet në fejesë

Meri Shehu, astrologia e njohur ka rrëfyer këtë fillim muaji në programin “Rudina”, radhitjen e shenjave të horoskopit për muajin Korrik.

Sipas parashikimit në yje, astrologia ka renditur të gjitha shenjat nga ato më me pak fat e deri tek shenjat me më fat, shkruan tvklan.

Gjatë emisionit, astrologia tha se muaji Korrik do të jetë muaj i nxehtë. Por duke filluar që nesër do të kemi eklips total në shenjën e Gaforres, por në të njëjtën ditë fillon edhe Hëna e re në këtë shenjë. Do të futemi në një eklips emocional.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara

12-Peshqit janë në këtë pozicion sepse Mërkuri i kundërt i ngatërron pak, i sjell stres, lodhje fizike dhe pak arrogancë në lidhje me punën. Do kenë një muaj të lodhshëm dhe të ngarkuar dhe jo shumë të hapur për planet e tyre. Ajo që duhet të kenë kujdes janë edhe çështjet erotike. Që nesër fillon të duket një emocion i madh dhe do t’i japin fund një lidhje që i ka lodhur shumë ose një cikli në jetën e tyre. Dashuria për ta është në një moment krize, por do të rregullohet. Financat nuk janë shumë pozitive dhe shëndeti ka pak probleme për shkak të stresit në punë.

11-Dashi kanë disa komplikacione që do të dalin papritur duke filluar nga çështjet familjare dhe ato të karrierës. Në mes të muajit do të kenë fuqizim dhe rënie të papritur. Për ata që nuk e kanë mendjen shumë tek karriera mund të kemi lajme të mira sepse do të kenë gjithë energjinë për të dashuruar. Dashuria është bukur dhe në plan të parë. Paratë do të shkojnë mirë nëse kanë biznese familjare dhe shëndeti do të jetë mirë.

10-Bricjapi kanë një muaj të çuditshëm që fillon fuqishëm me çështjet ekonomike sepse do të kenë kërkesa të larta. Se sa do të realizohen kërkesat e tyre kjo mbetet për tu parë pas datës 9 sepse vonohen pritshmërinë e tyre. Pas datës 19 futen në një problem me veten në kuptimin se si i kanë hartuar planet. Do të futen në relacione serioze, por mund të kenë edhe ndarje të rëndësishme. Financat kanë risqe. Shëndeti do të jetë relativisht mirë.

9-Binjakët në muajin korrik do të kenë plane, do të marrin energji dhe do kenë shumë projekte. Kjo do të thotë që do jenë në lëvizje dhe do të kenë shumë energji për të dhënë dhe për të marrë. Ajo që duhet të kenë kujdes janë financat sepse fillojnë të lëkunden. Por muaji korrik do të ketë ulje ngritje për humorin e tyre për sa i përket gjërave që duan të marrin. Edhe në planet e tyre do të dalin pengesa dhe fillojnë edhe vonohen. Pas datës 19 çështjet marrin rrjedhë më të mirë. Dashuria për ta është në ritme të mira. Financat do të jenë të diskutueshme dhe shëndeti do të jetë mirë.

8-Ujori do kenë një muaj antagonist. Do përballen me gjëra të reja dhe partneritete të reja do të lidhjen shumë me punën. Duhet të tentojnë në kontrata dhe marrëveshje të rëndësishme. Në aspektet erotike do jenë të fshehtë dhe pasiononte. Financat do jenë shumë mirë nëse do menaxhojnë mirë. Shëndeti do ketë luhatje.

7-Luani ka një muaj të fuqishëm. Marsi futet në shenjën e tyre dhe iu jep energji që të përparojnë dhe riskojnë. Do riskojnë në biznes dhe në jetën personale. Dashuria do të jetë e madhe, pasionate, e fshehtë, jeta e tyre private do të jetë e fuqishme. Në çështjet ekonomike do kenë probleme. Shëndeti mund të jetë problematik pas datës 19.

6-Gaforrja fillon fuqishëm me planet dhe çështjet ekonomike. Sot është një datë e mrekullueshme që të bëjnë realitet ndonjë plan ekonomik. Nesër diçka përfundon për ta, në jetën personale ose ekonomike. Do hapet diçka e re për të që mund të ketë vështirësitë e veta. Pas datës 19 duhet të bëjnë kujdes me kontratat. Financat do jenë mirë. Shëndeti relativisht mirë dhe me energji.

5-Virgjëresha janë mirë sepse do të kenë plane dhe strategji të fuqishme që mund ti bëjnë lidera. Nëse do të kontrollojnë hapat e tyre deri në datë 19 do të jenë shumë të suksesshëm. Do kthehen në projekte të së kaluarës dhe do jetë tendencë rikthimi i njerëzve të së kaluarës. Janë në momente pasionante. Financat janë mirë dhe shëndeti mirë në përgjithësi.

4-Demi kanë një muaj të rëndësishëm që e fillojnë me projekte. Nuk duhet të investojnë më shumë se sa duhet dhe nuk duhet të marrin vendime të rëndësishme. Do kenë flirte p[or jo një lidhje konkrete. Financat do jenë të paqëndrueshme. Shëndeti mirë.

3-Akrepi është në një pozicion të tillë sepse do të merren me karrierën fuqishëm. Duhet të vendosin në vend të parë veten e tyre. Do bëjnë udhëtime dhe kontrata me jashtë. Dashuria për ta do jetë e madhe dhe pasionante. Financat do jenë mirë.

2-Shigjetari do jetë një nga shenjat erotike ashtu si Luanët. Dielli iu jep energji pozitive dhe mund të kenë marrëveshje të mira. Ekonomia do të ecë shumë mirë. Do kenë njohje të reja dhe financa me ulje ngritje.

1-Peshorja do të kenë aleaca dhe mbështetje të konsiderueshme, mbështetje të fuqishme të cilat mund ti quajnë edhe bamirës. Do marrin forcë drejtuese gjatë muajit korrik. Mund të kenë finalizime të mira gjatë korrikut, por mund të kenë një propozim fejese ose martese që do të largoj retë e një marrëdhënie disi të stresuar që mund të kenë pasur. Në planet e tyre do dalë një njeri që do ti pengojë dhe stresojë, por kurorëzimet do të jenë të mira ose parapërgatitjet e një plani madhështor do jenë të mira për një finalizim në Gusht. Do kenë kurorëzime të mëdha në jetën e tyre. Financat do jenë në ngritje dhe shëndeti do jetë mirë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME