E ftuar në studion e emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologia Meri Gjini, tregon se çfarë thonë yjet për muajin Korrik, si dhe karakteristikat për të gjitha shenjat.
Dashi- Karakteristikë e muajit korrik është luhatja e humorit, kjo për shkak të luhatjes profesionale dhe ekonomike. Nga data 16 përshpejtohet suksesi profesional . Duhet të shijojnë gjërat e bukura të dashurisë sepse po i futën vetes edhe problemin e raportit, kjo do ta vështirësonte shumë pjesën e korrikut. Ndryshe do të jetë gushti që do të sjellë përmirësim të lekëve dhe nga data 10-22 gusht do ta ndjejnë veten në qendër të vëmendjes dhe me shumë fat.
Demi- Do të duhet të jenë shumë të kujdeshëm në çdo lëvizje dhe në çdo hap. Tendenca për të pasur të papritura, apo ngjarje është jashtëzakonisht shumë e fortë duke nisur nga dita e djeshme deri në datën 16. Neglizhenca në levizjet apo në përplasjet e tyre duhet të jetë e minimizuar. Në raportet profesionale do të kenë zhvillimet që presin në ambientet e tyre të punës. Pas datës 16 do të jenë në kohën e tyre të pushimit deri në 11-12 gusht. E kanë me lajme shumë të mira 20 ditëshin e dytë të gushtiti përsa i përket aspektit profesional dhe projekteve.
Binjakët- Tendenca është për të rregulluar raportet si në ambientet e punës, si në ambientet familjare, pra për të ruajtur ekuilibrin. Do ti kenë të lehtësuara çështjet e punës deri më datën 9. Do të duhet të jeni të kujdeshëm në raportet e punës sepse mund të prishen ekuilibrat. Duke qenë se jeni mjeshtër të komunikimit kjo gjë nuk do të zgjasë shumë. Në pjesën e gushtit do të ndjeni se keni nën kontroll çdo gjë të mundshme. Do të lehtësohet jo vetëmj e përditshmja, por edhe klima. Për pushimet kurdo që ti keni planifikuar është e sigurt që do të kalojnë mirë.
Gaforrja- Janë protagonistët e muajit dhe do duhet të tregohen strategë nëse duan ti marrin më të mirën periudhës. Shkëlqimi dhe jeta emocionale është karakteristikë e çdo hapi dhe çdo lëvizje. Nuk është ajo atmosfera e qershorit që ndanin çdo gjë, janë pak më të tërhequr me fjalët.
Luani- Janë të dyzuar apo në luftë me veten. Nga njëra anë puna dhe detyrimet e shumta , ndërsa nga ana tjetër është nevoja për pushim. Duan apo nuk duan me këtë ndjesi do të luftojnë pothuajse gjatë gjithë korrikut. Do të ketë gjëra të papritura por të mira, janë detyrime pune por që iu japin mundësi për të treguar edhe vlerat, edhe aftësitë, por nëpërmjet presionit duket sikur do të shkëlqeni apo do të keni mundësi të rregulloni pjesën e ekonomisë. Për pjesën e pushimve do duhet të mjaftoheni me fundjavt deri nga data 1. Në muajin gusht do të pushoni tamam, do të qëndroni larg çdo gjëje., nuk do dëshironi të dëgjoni asgjë.
Virgjëresha- Vështirësia qëndron tek ngurrimi që kanë të mbajtur nga muaji qershor . Do të ishte mirë të luftonin për këtë pjesë për të gjetur formën në maksimumin e optimizmit të tyre, të vetëbesimit, e cila është arma e vetme që do ti ndihmonte, do ti jepte shpërblimin maksimal për muajin korrik. Për ata që kanë vetëbesim të lartë, i kanë të gjitha mundësitë që duke nisur nga dita e djeshme të kenë mundësi për përmirësim apo rënie dakord në çështjet praktike të tyre, në çështjet ekonomike, në çështjet që kanë ngelur pezull. Do të duhet të vendosin si armë në vetvete pjesën e vetëbesimit dhe do të duhet të vrapojnë. Gjithë muaji korrik do të ngjyroset me ngjyrën e dashurisë. Disa mund të zbulojnë dhe dashurinë në ambiente shumë të ngushta miqësore. Planet afatgjata do të merren në 10 ditëshin e fundit të gushtit.
Peshorja- E gjejnë veten në kulmin e shkëlqimit profesional. Të ndjerit të sukseshëm e me përgjegjësi të dhën apo të marra nga vetë ata, i bën që ta gjejnë veten jo vetëm në qendër të vëmendjes, por edhe të privilegjuar. E kanë të vështirë të delegojnë punë, pa hatërmbetje. Do të kenë vështirësi për të ndarë detyrimet, punën apo për të organizuar grupin, apo njerëzit që varen prej tyre në ambientet e tyre profesionale.
Akrepi- Nga dje dhe deri pasneser ne mengjes do të ndikojnë në mënyrën se si ndihen në raportet e tyre personale. Ndryshe nga të tjerët korriku do të jetë për ta muaji i pushimit. Kanë një tendencë për të pasur nën kontroll xhepin e tyre, apo për të qenë të kënaqur me pjesën e lekëve që kanë , apo për tia dalë mbanë lehtësisht me detyrimet e tyre ekonomike dhe kjo u shton vetëkënaqësi. Në datën 12 gusht do të jetë puna ajo që do t’ua bëjë të vështirë shkeputjen.
Shigjetari- Nuk duhet të ngatërrojnë shoqërinë me xhepin e tyre sepse do të lindnin debate që nuk do të ishin fare të përshtatshme. Sa i përket aspektit profesional, në 12 gusht do të jenë shumë afër suksesit të tyre. Kujdes me sportet ekstreme dhe ndalohet alkooli me timonin bashkë.
Bricjapi- Në datën 16 çfarëdolloj mosfunksionimesh që mund të kenë pasur në marrëdhëniet familjare, apo në raportet me partnerin, apo njerëzit që i rrethojnë do të kenë të gjitha mundësitë që ti rregullojnë. Nga data 24 deri në 1 gusht duhet të jenë të kujdesshëm me çfarë ushqehen, sepse problemet që vijnë nga fiziku apo ushqimi mund ti prishin humorin . në muajin gusht, deri në datën 12 do ti shijojnë maksimalisht pushimet.
Ujori- Korriku do të rezultojë një muaj shumë i rëndësishëm. Kjo jo vetëm në mënyrën se si do të rrjedhë , por edhe për mënyrën se si do të përballen me të papriturat e këtij muaji. Pjesa e grindjes është e përditshmja e tyre., por kjo lidhet sepse nuk merren ot me çështje që u interesojnë apo që duhet të korrigjojnë. Në datën 16 duhet të bëjnë një pauzë për të bërë një kontroll të shëndetit të tyre. Gushti nxjerr sërish si tematikë ekonominë, por e kanë në dorë, ia dalin mbanë.
Peshqit- Korrikun dhe gushtin do t’ia dedikojnë pjesës emocionale të tyre., dashurisë. Emocionet do të jenë pika e tyre e fortë dhe e dobët në të njëjtën kohë. Për peshqit që kanë mundësi të bëjnë pushime deri në datën 9, do ti shijojnë maksimalisht. Kush ka vendosur të martohet do të ketë kohë të mirë dhe fragmente të gjata me shumë ngjyra.