Shkrimtarja Marie McCreadie ka kaluar një jetë të jashtëzakonshme, teksa papritur në moshën 13 vjeçare u bë memece.
Mjekët nuk kishin shpjegim për gjendjen e saj, teksa australiania nga Wollongong, Sidnej, humbi aftësinë për të folur.
Fillimisht u mendua që mungesa e zërit vinte si pasojë e bronkitit, i cili i kishte bllokuar edhe laringun, por edhe pasi u shërua nga sëmundja, asaj nuk i erdhi zëri.
Një ditë, 12 vite më pas, Marie nisi të kishte gjakrrjedhje nga goja.
Sapo mbërriti në spital, mjekët i hoqën një masë të madhe të kuqe, të mbuluar nga mukusi dhe gjaku.
Pasi e pastruan masën e nxjerrë nga fyti i vajzës, ata zbuluan se kishin të bënin me një monedhë.
Marie, e cila tashmë është 48 vjeçe dhe i është kthyer zëri i saj, ka shkruar një libër.
Atë e ka titulluar “Voiceless” (Pa Zë) dhe detajon gjithë jetën e saj në mungesë të komunikimit dhe zërit, teksa gjtihçka bazohej tek shenjat.