Kryebashkiaku në ardhje i përmendi “qokat”, ja si reagon administratori i Vllaznisë

Njeriu që ka fituar zgjedhjet e bëra pak ditë më parë dhe pretendon të ulet në fronin e kryebashkiakut të Shkodrës (nëse zgjedhet njihen), Valdrin Pjetri, sot në komunikimin e tij me gazetarët, ka folur edhe për Vllazninë.

Ai ka patur një mesazh edhe për administratorin e saj Suad Lici në lidhje me blerjet që ka filluar të bëjë dhe me kontratat që ka nisur të firmosë me lojtarë të ndryshëm.

2Administratori të jetë i kujdesshëm me blerjet që është duke bërë. Nuk është momenti për të bërë qokat në blerjet e lojtarëve që janë në rezervat e ekipeve. Ky është i vetmi mesazh që kam për administratorin. Vllaznia nuk është e atij, as e imja, por është e gjithë shkodranëve. Nuk është pronë dhe s’mund të bëhen qoka individuale me blerje skarco. Vllaznia është aset i shkodranëve”- ka thënë Pjetri.

Në fakt, kryebashkiaku i ardhshëm ndoshta nuk është këshilluar mirë sepse të vetmit lojtarë me të cilët ka firmosur Vllaznia deri më tani janë Herald Marku dhe Dajan Shehi të cilët nuk kanë qenë rezervë, por përkundrazi kanë qenë ndër më të mirët tek Kastrioti.

Gazetart ndërkohë pasditen e sotme mësohet se kanë tentuar të marrin një reagim të administratorit Lici në ldihje me këtë deklaratë të Pjetrit, por nga sa mësohet, ai nuk ka preferuar të flasë.

Mbase kjo është zgjedhja e duhur sepse Vllaznia nuk ka nevojë për polemika në këto momente. Ka nevojë për bashkëpunimin e të gjitha palëve në mënyrë që të ndërtohet ajo skuadër të cilën e dëshirojnë të gjithë.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME