Po qarkullon në rrjet së fundmi një video shumë interesante sesi një vogëlush i lindur në Zvicër nuk pranon të quhet zviceran dhe këmbëngul se është shqiptar.
“Unë jam shqiptar, por kam lindur në Zvicër”, shprehet i vogli.
“Po ti qenke zviceran atëherë”, i thotë i ati. “Jo”, ia kthen vogëlushi me bindje.
“Kur lind dikush në Kosovë është shqiptar/kosovar”, i thotë i ati.
“Jo, jam shqiptar”, vazhdon vogëlushi dhe shprehet se do më shumë Kosovën sesa Zvicrën duke bërë edhe shqiponjën.