A e përcaktojnë yjet dhe shenja e zodiakut të ardhmen tonë? A është suksesi ynë financiar i paracaktuar që në linjde ? Ndonëse nuk mund të jemi në gjendje të japim një përgjigje të prerë, ka hulumtime që kanë dalë një përfundim: nga 12 shenjat e zodiakut njëra dallon ! Nën këtë shenjë kanë lindur miliarderët më të pasur në rruzullin tokësor.
Kërkuesit analizuan Listën Forbes ‘400’ dhe zbuluan se 28 njerëzit më të pushtetshëm kanë ardhur në jetë në periudhën 23 korrik-22 gusht, thënë shkurt nën shenjën e LUANIT.
Pse kjo shenjë?
Luani besohet të jenë udhëheqës i lindur. Ata janë inteligjente, intelektuale, të vendosur dhe kanë personalitete të fuqishme. Gjithashtu, Luanët janë të sigurt dhe krijues, dhe njerëzit janë të tërhequr nga natyra e tyre optimiste.
Megjithatë nëse ende nuk po arrini t’i vini stok lekët nën dyshek, kjo do të thotë se po tregoheni shumë kokëfortë, arrogantë dhe agresivë. Duhet të mendoheni dy herë para se të flisni.
Shenja tjetër që ndjek Luanët është Demi dhe nën këtë shenjë zodiaku kanë lindur 24 miliarderë. Ajo u pasua nga Peshorja me 23 miliarderë, Ujori me 22 dhe Binjakët, Virgjëresha, Bricjapi dhe Peshqit me 21 miliarderë.