Me qëllim për të vendosur rekord të ri, një burrë nga Belgjika qëndroi i ulur në WC për pesë ditë me radhë. Jimmy De Frenne sfidoi veten për të qëndruar ulur për 165 orë, në mes të një lokali.
Vendi ku 48-vjeçari po qëndronte ishte i hapur duke i lënë mundësinë familjarëve të tij të komunikonin me të. De Frenne i lejohej të bënte pushim pesë minuta çdo orë. Ai mund t’i grumbullonte këto minuta për disa orë duke pasur mundësinë të flinte.
Por për ironi duhet të merrte pushim për të shkuar edhe në tualet, pasi WC ku qëndronte ai nuk ishte e mbushur me ujë. Nuk ka një rekord botëror për qëndrimin ulur në WC, por De Frenne tha se kishte njohur dikë që qëndroi ulur për 100 orë.