Vllaznia zgjedh trajnerin për sezonin e ardhshëm

Pas firmave në kontratë me disa futbollistë të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm futbollistik, drejtuesit e klubit kanë vijuar punën edhe në aspekte të tjera.

Për këtë arsye, ditën e sotme është arritur akordi edhe me trajnerin që do të drejtojë ekipin e Vllaznisë në vijim. Njeriu i përzgjedhur për këtë arsye, është Mirsad Jonuz, një trajner shumë i njohur në Maqedoni dhe jo vetëm.

Trajneri maqedonas gjatë karrierës së tij në drejtim ka punuar me disa ekipe duke filluar nga ai i Rabotniçkit, për të vazhduar me Pobeda Prilep, para se të merrte drejtimin e kombëtares U21 të Maqedonisë të cilën do ta drejtonte nga vitet 2003-2009. Në këtë vit i është besuar drejtimi i ekipit të parë të kombëtares së vendit fqinj. Në krye të kombëtares maqedonase ka qëndruar për dy vite duke e drejtuar në 30 ndeshje.

Pas kësaj, ka punuar në krye të ekipit qipriot Nea Salamis. Ka provuar të jetë edhe drejtor teknik tek FC Horizont Turnovo në vendin e tij ndërsa në sezonin e kaluar ka qenë trajner i ekipit FC Aiginiakos në Greqi.

Me z. Jonuz drejtuesit e klubit Vllaznia kanë rënë parimisht dakord për gjithçka sa i takon kushteve të kontratës dhe ai pritet që në ditët në vijim të mbërrijë në Shkodër për të firmosur kontratën dhe për t’u prezantuar zyrtarisht para mediave. Pas kësaj, do të vihet në krye të ekipit për të filluar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

© vllaznia.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME