FATI YT SOT, HOROSKOPI 21 KORRIK 2019

Dashi

Mund të përballeni me ndryshime dhe transformime të rëndësishme, kështu që duhet të veproni. Kush ka mundësi për të firmosur një marrëveshje afatgjatë, nuk duhet të refuzojë. Në dashuri, mund të përballeni me disa tensione të vogla. Çiftet në krizë që nuk flasin shumë mes tyre, bëjnë mirë që ta shtyjnë për më vonë cilindo vendim.

Demi

Pavarësisht ndonjë debati familjar dhe ndonjë problemi të vogël bashkëpunimi, për shkak se ju doni të bëni diçka dhe partneri/ja nuk është dakord, dita do të jetë pozitive. Veçse raporti në çift nuk do të jetë aspak harmonik. Nëse jeni të dashuruar me një person i cili nuk ju përgjigjet, java në vijim do të ketë shumë gjëra për të sqaruar.

Binjakët

Kush ka një biznes apo aktivitet të vetin, duhet të diskutojë me bashkëpunëtorët për të ardhmen e punës. Kjo pasi ka disa pengesa që duhen kaluar. Keni nevojë për pak më shumë durim, për të bërë zgjedhjet e duhura.

Gaforrja

Gjatë kësaj të diele yjet do të ndihmojnë gjithë ata që duan të bëjnë projekte për të ardhmen dhe për të jetuar emocione të rëndësishme. Mërkuri mund t’iu krijojë ndonjë shqetësim, sidomos nëse disa dashuri të së kaluarës, nuk janë harruar kurrë. Ata që janë ndarë, mund të falin dhe të mendojnë për vazhdimin e dashurisë, si të mos ishin shkëputur kurrë.

Luani

Takimet që kanë rëndësi për ju, duhet ti organizoni gjatë javës në vijim. Nëse dikush do ju qortojë, ky është momenti i duhur për të sqaruar gjithçka që nuk shkon. Kush është aktualisht në një histori dashurie, mund të hedhë një hap më shumë drejt bashkëjetesës ose martesës.

Virgjëresha

Gjatë kësaj të diele duhet ti bëni llogaritë mirë, pasi dita do të jetë e dominuar nga nervozizmi dhe lodhja. Raportet me të tjerët janë të rëndësishme për punën, ku do të merrni rezultate me vlerë. Bëni mirë që të mendoni vetëm pozitivisht.

Peshorja

Duket një ditë interesante edhe pse mund të ndiheni disi të lodhur. Mundohuni që ti paraprini konflikteve me të tjerët, pasi gjërat nuk do të ecin siç duhet. Ndonjë ankth më shumë do ju shkaktojë probleme në punë, ndonëse sfera sentimentale nuk do të ketë ndikim.

Akrepi

Do të jeni të kiarikuar me më shumë energji gjatë kësaj dite. Kjo është një e diel ideale për të kuptuar se çfarë dëshiron zemra juaj. Nëse së fundmi jeni përfshirë në një lidhje, këshillohet që të mos pretendoni shumë, të paktën nëse sapo keni kaluar një krizë apo ndarje. Në këtë mënyrë do i kursenit vetes disa vuajtje më shumë.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite këshillohet që ta lini veten të lirë, kjo pasi janë të gjitha mundësitë për të bërë një takim të rëndësishëm. Duhet të mundoheni që të gjeni më shumë hapësirë për jetën tuaj private dhe për ndjenjat. Ju pret një e diel e lodhshme, ndaj mundohuni që të gjeni më shumë kohë për tu relaksuar.

Bricjapi

Këshillohet që të pranoni çdo zhvillim pozitiv, pasi mundësitë janë të shumta, sa i takon sferës profesionale. Projektet e reja do të marrin jetë vrullshëm, duke rezultuar të suksesshëm.

Ujori

Paolo Fox i këshillon të lindurit e kësaj shenje që të mbledhin dorën lidhur me shpenzimet. Sa i takon ndjenjave, bëni mirë të reflektoni para se të përfshiheni në një aventurë, sidomos nëse pranë keni një person me të cilin jeni prej kohësh, shkruan noa.al. Kjo për shkak se dëmet mund të jenë të pakthyeshme.

Peshqit

Duhet ti përkushtoheni më shumë dashurisë dhe ndjenjave, pasi keni vërtetë nevojë. Mundohuni që të mos mendoni më për të kaluarën në mënyrë që të mos lëndoni veten, por duhet të shihni përpara pa u bërë pishman. E ardhmja ju sheh si protagonistë dhe historitë e reja të dashurisë do të jenë mjaft të favorizuara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME