DASHI
Kjo javë do jetë shtyese për ju. Afërdita është ende kundër dhe këtë të hënë do e ndjeni peshën e saj. Hëna në shenjë ndërkohë do ju japë moskokëçarje për të cilën keni shumë nevojë. Lejojini vetës ndonjë moment relaksi, keni nevojë.
DEMI
Keni dalë nga një javë e ngarkuar që ju ka vënë në s’provë. Sot Urani do ju ndihmojë të merrni vendime të rëndësishme, ndërkohë që Hëna në shenjë do hapë zemrën ndaj ndjenjave.
BINJAKËT
Shijojeni ditën e parë të javës! Nisja do jetë vërtet spektakolare. Nëse jeni të nervozuar me diçka, energjinë e zemërimit tuaj shpenzojeni për të punuar.
GAFORRJA
Kjo do jetë një ditë ku mund të ndodhi gjithçka! Mund të rrezikoni shumë, e megjithatë gjithçka do zgjidhet falë dashamirësisë së Afërditës ndaj jush. Njeriu që keni në krah këtë moment, mund të jetë vërtet i duhuri. Kujdes nga zemërimi juaj. Mos u nervozoni për hiç gjë.
LUANI
Përfitoni nga kjo periudhë fatlume për ju! Mërkuri do ju braktisë për t’ia lënë vendin ndryshimeve të mëdha. Do jeni të karikuar dhe plot energji. Ndiqni projektet tuaja dhe evitoni polemikat në çift.
VIRGJËRESHA
Mërkuri hyn këtë fillim javë në shenjën tuaj. Do jetë një periudhë e kënaqshme dhe shumë stimuluese. Jeni bërë shumë të aftë për të bërë lëvizjet e duhura në çdo marrëdhënie, si profesionale edhe sentimentale. Afërdita përpiqet t’ju largojë stresin.
PESHORJA
Keni kaluar një javë të ngarkuar dhe do ju duhet të duroni ende. Edhe kur gjërat do lehtësohen pak, sërish do jetoni me melankolinë për dashurinë e humbur. Bëni mirë të krijoni njohje të reja, pasi mund t’ju ndryshojnë humorin por edhe jetën.
AKREPI
Kjo do jetë një ditë e qetë. Pa nervozizëm, polemika dhe debate. Si ka mundësi? Sepse Mërkuri do ju lërë më në fund të qetë, pasi ju ka ‘torturuar’ për javë të tëra.
SHIGJETARI
Sot do ju duhet të shtrëngoni dhëmbët. Mërkuri do jetë kundër jush, duke ju shkaktuar një sërë pengesash të cilat, mbase do ju duken të pakapërcyeshme. Për fat, Jupiteri ju vjen në ndihmë. Shfrytëzojeni për të marrë vendime të cilat mund t’ju ndryshojnë jetën.
BRICJAPI
Keni kaluar muaj të vështirë, por më në fund po dilni nga tuneli. Puna është mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe do shihni edhe përfitimet e kësaj. Afërdita nuk do ju torturojë më dhe mbase do rifilloni të dashuroni.
UJORI
Fatmirësisht jeni të rrethuar nga energjia pozitive. Mërkuri do largohet nga shenja dhe ju keni dëshirë për projekte të reja. Mbani sytë hapur, pasi Afërdita kundër mund t’ju ngatërrojë çështjen e ndjenjave.
PESHQIT
Keni kaluar një javë të mirë, por Mërkuri kundër jush, nuk është diçka që përballohet lehtë. Do ndiheni shumë të lodhur dhe pa dëshirë, çdo hap do iu rëndojë si të ishte prej hekuri. Megjithatë, Afërdita ju mbësh