Zbuloni çfarë tregon forma e mjekrës për personalitetin tuaj

Karakteristikat fizike luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e llojit të personit që jemi. Ato kanë një rol vendimtar thelbësor në përcaktimin e personalitetit tonë. Secila pjesë e trupit gjithashtu përcakton një pjesë të karakterit tonë. Të tilla si forma e mjekrës sonë….

 

Jo të gjithë mjekrat janë njësoj! Ato janë të ndryshme në formë dhe madhësi dhe ka edhe karakteristika të ndryshme që ne mund t’i kuptojmë thjesht e vetëm nga forma e saj. Në të vërtetë ka gjashtë forma të mjekrës që zbulojnë tiparet e personalitetit të secilit person. Cila është forma e mjekrës suaj?

 

1

Forma katrore dhe e sheshtë
Personat me këtë mjekër janë mjaft atraktiv dhe tërheqin vëmendjen në çdo kohë. Kjo lloj mjekre jep imazhin e një personaliteti të fortë. Personi që e ka atë është një udhëheqës absolut. Ju nuk jeni vetëm të bukur dhe tërheqës, por edhe të aftë për të udhëhequr të tjerët, jeni dominues dhe kokëfortë, dini vlerën e mendimeve, doni të bëni ëndrrat tuaja realitet dhe kryesorja jeni të vërtetë ndaj gjithçkaje që thoni.

 

2

Forma e shkurtër dhe e ngushtë
Një mjekër e shkurtër dhe e ngushtë tregon një personalitet të butë, një person i zgjuar, i këndshëm, i ëmbël. Ju jeni një person mikpritës dhe miqësor. Të tjerët mund t’ju besojnë lehtësisht.

 

3

Forma e zgjatur
Një mjekër e tillë tregon që ju keni një personalitet simpatik, ambicioz dhe të motivuar. Ju jeni një person shumë aktiv, doni të jeni të suksesshëm në jetë, gjithashtu merrni shumë rreziqe mbi vete.

 

4

Forma e rrumbullakët
Është tregues i një personaliteti të ëmbël dhe të dashur, miqësor, bujar dhe i qetë. Jeni optimist edhe në situatat më të vështira.

 

5

Mjekër e gjatë
Tregon një personalitet krijues, i cili i do gjërat më të bukura në jetë. Jeni i zhytur në mendime inteligjente. Ju jeni të mirë për të shprehur sidomos vetveten.

 

6

Forma e papërcaktuar
Tipik i një personi introvert, i cili mban gjithçka brenda. I një personi i cili është i pavarur, i qetë, rezistent ndaj natyrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME