Dasmat shqiptare janë padyshim diçka e veçantë. Teksa bota i feston sa më thjesht, duke përmendur këtu edhe VIP-a e personazhe të famshëm, në Shqipëri jemi mësuar ndryshe.
Sidomos dasmat veriore janë ato që zakonisht bëjnë namin kur vjen puna tek “ekspozimi i të mirave”. Kështu ka ndodhur në një dasmë të bërë sot në qytetin e Shkodrës. Një batalion “bishash” luksoze, ku kryesonin Range Roverat e zinj, u ka kapur vëmendjen kalimtarëve.
Ata kanë mbetur të shtanga nga pamja që nuk shikohet çdo ditë në rrugë. Epo çfarë na mbetet tjetër veçse t’i urojmë jetë të lumtur çiftit.