Supë me patate dhe lakër jeshile (kale)

“Kjo supa jeshile qenka shume e mire!” Ishin keto tekstualisht fjalet e djalit tim 4-vjeçar sapo hengri lugen e pare. Dhe me besoni, nese e ka thene nje femije, duhet te jete vertete e mire!
Prej kohesh kam kerkuar nje recete ku mund te perfshija lakren jeshile (kale) neper supera, ne menyre qe ta konsumonte e gjithe familja dhe kjo eshte ajo qe i pelqen te gjitheve. Lakra jeshile ben pjese ne listen e super ushqimeve, nga e cila i marrim perfitimet maksimale kur e konsumojme te gjalle. Por edhe e gatuar pak eshte gjithesesi e pasur me fibra, vitamine B dhe C.
Perberesit

 

  1. 1 qepe mesatare, te prere holle
  2. 1 presh (vetem pjesa e bardhe), te prere holle
  3. 2 patate te medha, ne kubik te vegjel
  4. 150gr laker jeshile (kale), vetem gjethet
  5. spec i kuq i embel pluhur (paprika)
  6. leng perimesh ose uje
  7. kripe
  8. gjalp
  9. vaj ulliri

 

Kaverdisim ne zjarr te ulet ne vaj ulliri dhe pak gjalp qepen dhe preshin derisa te zbuten. Shtojme patatet dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak minuta derisa perimet te marrin shije. Shtojme kripe, leng perimesh (ose uje) dhe e ziejme te gjithe masen per rreth 20 minuta derisa patatet te zbuten plotesisht.

 

E reduktojme supen ne purè me ndihmen e nje mikseri me zhytje dhe ne kete moment shtojme edhe gjethet e lakres jeshile te copetuara. Vazhdojme zierjen edhe per 10 minuta te tjera.

 

E sherbejme supen te ngrohte sperkatur me pak gjalp te shkrire dhe spec te kuq pluhur.

 

Receta fantastike i gjeni duke vizituar unegatuaj.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME