Horoskopi i muajit gusht 2019

Ky është horoskopi për ditën e premte, 2 gusht 2019 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Iu pret një fundjavë e rëndësishme, ku Marsi dhe Venusi do të jenë mjaft të favorshëm, ndaj bëni mirë të kapni mundësitë. Dashuria do të jetë e padiskutueshme dhe baza e çdo gjëje për të ecur përpara. Muaji gusht do të jetë muaj8i i afrimeve dhe takimeve të mëdha.

Demi

Ju duhet të kuptoni se çfarë ka ndodhur gjatë 48 orëve te fundit. Jo çdo gjë ka qenë pozitive dhe jo çdo gjë është jetuar qetësisht. Nëse jeni përballur me ndonjë problem, brenda së dielës do të vijë rikuperimi. Këshillohet që të jeni të qetë dhe të çoni përpara projektet tuaja. Në këtë moment ka diçka që nuk shkon.

Binjakët

Kjo fundjavë do të shtojë për ju shpirtin kritik. Kur jeni të inatosur apo doni të vini në dukje se ka diçka që nuk shkon, prireni të tregoheni arrogant. Brenda së dielës do të arrini të afroni pas vetes një person që po tenton që t’iu largohet. Ju presin ditë të mbushura me tension.

Gaforrja

Ju pret një fundjavë interesante, sidomos nëse muaji korrik ka sjellë për ju një ndjenjë interesante. Kush jeton prej kohësh një hiostori dashurie, mund të marrë konfirmimet e shumëpritura. Bëni kujdes që të mos dashuroheni me dy persona njëkohësisht. Kjo nuk është periudha më e mirë për të menduar për një tradhti. Kush e ka bërë, mund të pendohet rëndë.

Luani

Yjet premtojnë shumë, ndaj nëse gaboni është vetëm faji juaj. Në këtë fazë, gjithçka do të varet prej jush, ndaj bëni mirë të gjeni rrugën e duhur. Për të ditur rrugën që duhet të ndiqni, duhet të konsultoheni mirë. Në këtë periudhë është shumë e rëndësishme që të bëni gjithçka dëshironi, por edhe të dëgjoni mendimin e dikujt me më shumë eksperiencë. Po afrojnë një sërë përgjegjësish mbi ju.

Virgjëresha

E vetmja gjë që ka rëndësi për ju është vetëbesimi! Pamja është e rëndësishme për të lindurit e kësaj shenje, por deri në një farë pike. Është shumë e rëndësishme për ju që të keni pranë një person me të cilin të programoni të ardhmen bashkë. Ju pëlqen që të organizoni jetën e të tjerëve por nëse dikush ju mërzit, jeni gati që ta braktisni.

Peshorja

Kush nga të lindurit e kësaj shenje prej pak kohësh ka hapur një punë të re, duhet të jetë i vetëdijshëm, se duhet të presë pak kohë për të patur rezultatet e shpresuara. Kush ka pasur probleme në dashuri, tashmë do të ketë një situatë më të përmirësuar, por kjo gjë varet vetëm nga ju.

Akrepi

Keni nevojë për të marrë një periudhë pushim! Kjo gjë do ju ndihmojë për të reflektuar. Megjithatë ditët e para të gushtit do të jenë disi të tensionuara. Gjatë fundjavës, bëni mirë që të shmangni situatat e komplikuara.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive e mbushur me stimuj të cilët do ju lodhin jo pak. Mund të jeni nën presion, pikërisht prej faktit se do të keni shumë gjëra për të bërë. Edhe pse do të përballeni me probleme, do të arrini që t’ia dilni sa më mirë.

Bricjapi

Jeni në një rikuperim të ndjeshëm në raport me ditët e kaluara, megjithatë duhet të relaksoheni dhe argëtoheni më shumë, shkruan noa.al. Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm në dashuri, ndaj përfitoni.

Ujori

Do të jeni të ngarkuar me nervozizëm dhe kjo gjë do të reflektohet në raport me të tjetrit. Rrezikoni që të shkatërroni disa raporte për shkak se sjellja juaj nuk do të kuptohet. Pakënaqësia juaj do të bëjë që të shfryheni në mënyrë të pazakontë. Gjithçka do të kushtëzohet prej faktit se do të doni të ndryshoni disa gjëra në jetën tuaj, por që nuk arrini që t’ia dilni.

Peshqit

Tregohuni të kujdesshëm në sferën sentimentale: shmangni polemikat! Lërini gjërat të rrjedhin natyrshëm, por në të njëjtën kohë, hiqni dorë nga mirësia e tepërt, pasi mund ta pësoni. Por në vend që të inatoseni, lërini gjërat të rrjedhin normalisht

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME