Ka ndodhur që persona që janë gjallë, të jenë ngatërruar me të tjerë dhe të jenë shpallur të vdekur, duke alarmuar familjet e tyre. Kjo ndodh sidomos sot në kohën e internetit kur informacioni qarkullon me shpejtësi dhe mediat online nuk presin dhe aq gjatë të verifikojnë.
Por një histori e pabesueshme vjen nga fshati Godmiaha në Kenia, në të cilin familja e një personi është tronditur kur është përballur me familjarin e tyre që e dinin të vdekur dhe po i bënin ceremoninë e varrosjes së estrave.
Kennedy Olëa ishte larguar nga shtëpia e tij para rreth 20 vitesh. Por pak kohë më parë, familja mori një lajm që thoshte se ai kishte vdekur nga sëmundja e pazbuluar. Sipas mediave, eshtrat e tij u transferuan në morgun e spitalit nga policia dhe familja në morg mblodhi trupin për varrosje.
Kur panë trupin, anëtarët e familjes ishin të bindur se kishin përpara trupin e djalit të tyre Olëa, kështu që bënë njoftimin përmes radios.
38-vjeçari e dëgjoi lajmin në radiot lokale dhe shkoi në shtëpi për të informuar familjen se ai është akoma gjallë, e për të ndaluar detajet e kushtueshme të funeralit.