Dashuria lidhet fort me shenjën tonë të horoskopit. Disa prej nesh janë të prirur të dashurojnë ndoshta edhe çdo ditë, ndërsa të tjerë e ruajnë dashurinë vetëm për dikë special dhe pasi e kanë gjetur e kanë të vështirë ta harrojnë. Më poshtë po ju zbulojmë 3 shenjat që dashurojnë vetëm një herë në jetë:
Gaforrja- Gaforrja është shenja më besnike e horoskopit. Nëse ua ka dhënë një herë zemrën, ua ka dhënë përgjithmonë. Gaforret janë të gatshëm të falin gjuthçka dhe vetëm një gabim fatal do i bënte të harronin dashurinë e tyre.
Peshqit- Peshqit janë të gatshëm të kalojnë vite pa rënë në dashuri, por në momentin që gjejnë dikë ata e kanë të vështirë të shkëputen. Dashurojnë vetmë një herë në jetë edhe pse ndonjëherë personin e gabuar.
Akrepi- Në rregull, e dimë që është një surprizë për të gjithë, por akrepi është pjesë e listës. Ndonëse nuk njihen si romantikë, akrepët dashurojnë thellësisht. Kur bëhet fjalë për dashuri të pastër ata qëndrojnë në krye të listës.