Bora e rënë sot në Shkodër ka sjellë emocionet jo të pakta tek njerëzit sepse për banorët e këtij qyteti nuk është gjë që ndodh shpesh. Pavarësisht vështiësive që ajo krijon më pas, sërish bardhësia në të gjithë ambjentet, ka krijuar një ndjesi të mirë.
Stadiumi “Loro Boriçi” është zbardhur i tëri dhe në fakt për momentin nuk përbën ndonjë probem ngaqë deri më 23 nuk ka ndeshje aty. Por në fakt, në Shkodër ka ndodhur që të luhej në një fushë me borë.
Ka ndodhur para 14 vitesh, saktësisht më 29 janar 2005 kur ndeshja Vllaznia- Egnatia do të luhej në një fushë krejtësisht të zbardhur. Fotot që po ju risjellim sot, e tregojnë më së miri këtë gjë.
Vllaznia do ta fitonte atë ndeshje me rezultatin 2-0 me gola të Edmond Doçit dhe administratorit aktual të saj Suad Lici. Lojtarët e tjerë të skuadrën shkodrane në këtë ndeshje kanë qenë portieri Shehi, Teli, Kraja, Alcani, Belisha, Brajoviç, Gjokoviç, Sinani dhe Abilio.
© shkodrasport.com